Foto ilustruese

Sot mot i paqëndrueshëm dhe temperatura mesatare, në disa zona do të ketë reshje shiu

4 Shtator 2022, 08:43| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 08:45

  • Share

Vjeshta duket se erdhi menjëherë. Moti sot parashikohet i paqëndrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se dita e diel do të ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme dhe nga vlera normale të presionit atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në veri, verilindje dhe në bregdetin jugperëndimor.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, në bregdetin jugor hera-herës deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?