Sot miqësorja, projektohet Shqipëri sulmuese ndaj Norvegjisë

26 Mars 2018, 12:16| Përditesimi: 26 Mars 2018, 12:59

  • Share

Kombëtarja do të luajë sot ndeshjen e parë për vitin 2018-të. Skuadra e Christian Panuccit do të presë në “Elbasan Arena” Norvegjinë në një takim miqësor që do të nis në orën 19:00. Shqipëria do të luajë në sulm ashtu siç ka paralajmëruar trajneri Italian dhe në fushë do zbresë me skemën 4-3-3. Tekniku dje në konferencë zbuloi vetëm dy lojtarë titullarë me Strakoshën që do të jetë në portë dhe Ylber Ramadanin në qendër të mesit të fushës ndërsa pjesa tjetër e titullarëve është kuptuar në seancën e fundit stërvitore.

Kështu në mbrojtje Hysaj dhe Mavraj mbeten shtyllat kryesore ndërsa Arlind Ajeti duket se ka fituar balotazhin me Gjimshitin ndërsa krahu i majtë mbetet në pikëpyetje mes Lenjanit dhe Alijit. Në mesfushë çdo gjë duket e përcaktuar me Ramadanin ,Taulant Xhakën dhe Qakën ashtu si edhe krahët e sulmit me Roshin dhe Grezdën ndërsa në sulm pritet të jëtë Sadiku. Trajneri ka deklaruar se ka një skuadër më të fortë se ajo e De Biasit ndërsa Roshi është i emocionuar pasi do mbajë shiritin e kapitenit.

Duke qënë një miqësore interesimi ka qënë i pakët dhe në stadium mund të jetë maksimumi 5 mijë tifozë. Kundërshtarët e Norvegjisë janë stërvitur në “Selman Stërmasi” dhe janë gati për ndeshjen e sotme. Vikingët vijnë në formë pasi pak ditë më parë mundën 4-1 Australinë në një miqësore. Futbollisti Stefan Johansen ka thënë se Norvegjia do të kërkojë ndaj Shqipërisë të luajë futboll të bukur dhe të fitojë ashtu siç bëri ndaj Australisë. Për kompanitë e basteve Shqipëria është disi më favorite.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?