Trajneri Bernard Challandes

Sot miqësorja me Shqipërinë, trajneri i Kosovës Challandes pozitiv me COVID-19

11 Nëntor 2020, 12:06| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 12:08

  • Share

KOSOVË- Kosova merr një lajm jo të mirë në prag të miqësores me Shqipërinë. Trajneri Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë në pankinë në vëllazëroren e sotme ndaj Kombëtares.

Tek Kosova e cila është stërvitur këto ditë në Durrës përveç trajnerit Challandes pozitiv ka rezultuar edhe një tjetër pjesëtarë i stafit. Kjo nuk e rrezikon aspak miqësoren e sotme pasi protokolli është i qartë që izolohen vetëm ata që rezultojnë të infektuar.

Në këtë mënyrë është izoluar edhe trajneri Challandes dhe pjesëtari i stafit të Kosovës. Federata e Futbollit të Kosovës njofton se në ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë do ta drejtojë skuadrën ndihmëstrajneri i parë Muharrem Sahiti. Miqësorja Shqipëri-Kosovë do të luhet sot në Elbasan në orën 16:00./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?