Sot mbyllet afati i aplikimit për pagën e luftës, Tatimet: Të refuzuarit do t'i njoftojmë nëse fitojnë nga paketa e dytë

18 Prill 2020, 09:23| Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:26

  • Share

Sot përfundojnë aplikimet për pagën e luftës për të gjithë të punësuarit në biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë, dhe që aktiviteti i të cilëve është mbyllur me vendim qeverie.  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.1 “VKM nr.254 datë 27.03.2020”, është në orën 12:00 të datës 18.04.2020.

"Ju informojmë gjithashtu, se në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit: Ky poçes do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësinë maksimale.

Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qënë e nevojshme të ndjekin procedurën e riaplikimit" thuhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?