Viktor Zhusti, dhe Erion Veliaj

Aktori Viktor Zhusti nderohet me 'Medaljen e Mirënjohjes' në 81-vjetorin e lindjes! Veliaj: Përulje për punën e jashtëzakonshme

8 Dhjetor 2023, 13:50| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 14:44

  • Share

Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Viktor Zhusti mbush sot 81 vjeç, dhe për kontributin e tij, kryebashkiaku Veliaj e nderoi me “Medaljen e Mirënjohjes”.

“Ky është një moment për të shprehur mirënjohjen, respektin, falenderimin për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Na keni emocionuar, kemi qeshur, kemi qarë, jeni i paharrueshëm për shqiptarët. Në emër të gjithë djemve e vajzave të këtij qyteti, burrave e grave, doja t’ju falënderoj që jeni pjesë jo vetëm e memories sonë të përbashkët, por edhe përditshmërisë sonë, në një teatër modest, siç është Teatri i Metropolit, për të cilin mezi pres që të bëjmë më shumë investime”, u shpreh Veliaj.

“Ju falënderoj nga zemra juve, veçanërisht Teatrin Metropol, i cili ka qenë ndoshta streha më e ngrohtë për artistët vitet e fundit, si dhe gjithë spektatorët e jashtëzakonshëm të Tiranës, të cilët më kanë rrethuar me dashuri dhe besoj se më kanë dhënë shumë më tepër nga sa u kam dhënë unë. Prandaj, mbetem gjithmonë borxhli ndaj jush, ndaj Teatrit Metropol, dhe ndaj gjithë njerëzve. Shumë faleminderit!”, tha aktori Zhusti.

Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë. Ai njihet për rolin e Alberit te “Shi në plazh”, Pandeli Sotirin te Nëntori i dytë, babain tek “Taulanti kërkon një motër”, ndërsa numëron role të tjera të spikatura tek filmat “Kur xhirohej një film”, “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, e shumë të tjerë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/12/2023 15:12

    E di Erioni qe Zhysti eshte i denuar per trafik droge ne Greqi? Apo prandaj po e dekoron?

    Përgjigju
    • Gjykatesi: 13/04/2024 17:23

      Gjyq politik do ti besh Viktorit si ne kohen e xhaxhit? Behet fjale per vlerat e tij si artist dhe eshte i shkelqyer, i spikatur.

    • ndreca: 08/12/2023 17:19

      Ca more llafos??? A ji ne meter a jo a? Viku a nderi tan shkypnies

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?