Të shtunën ora 18:00 raundi i 4 i votimit për Presidentin, PS drejt zgjedhjes së kreut të ri të Shtetit! PD heq dorë nga diskutimet në Konferencën e Kryetarëve

31 Maj 2022, 11:44| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 07:44

  • Share

TIRANË-PS ka vendosur që ditën e shtunë, 4 qershor ora 18:00 të zhvillohet raundi i katërt dhe me shumë mundësi do të zgjidhet presidenti i ri i vendit. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se kandidatura do të mësohet në orën 12:00 të së shtunës dhe në orën 16:00 do të shqyrtohet kandidatura. Me shumë mundësi do të mësohet kush është kreu i ri i shtetit pasi PS nuk ka më 'barriera' kushtetuese pasi i ka 71 votat. 

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve nisi me debate për procedurën. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se kjo mbledhje duhet të kishte 2 rend dite, një për presidentin dhe një tjetër për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Kjo kërkesë është refuzuar nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe pasi u hodh në votim, u kundërshtua duke mos ndryshuar rendi i ditës. 

Teksa Alibeaj kërkonte fjalën, zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që po drejton mbledhjen i sqaronte se duhet të fliste për zgjedhjen e presidentit të ri pasi duhej përcaktuar data e raundit të katërt. Kreu i grupit parlamentar të PD tregoi indeferencë për këtë çështje dhe pas të gjithë debateve me tone të larta, ia doli që të çonte deri në fund fjalën e tij ndonëse Felaj i theksoi se ishte jashtë rendit të ditës. Pati një moment kur iu fik mikrofoni me kërkesë të zv.kryetares së Kuvendit, por anëtarët vendosën që ta lejonin të përfundonte kërkesën e tij për Komisionin e Investimeve Strategjike.

Tre raundet e para dështuan, në raundin e katërt PS ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin. 

Ora 16:00
Presidenti i ri, Balla: PD dogji propozimet në raundin e 2 dhe 3, tani do propozojmë ne

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se PD e dogji mundësinë për të propozuar vetëm ajo kandidat për presidentin e ri në raundin e dytë dhe të tretë. Balla tha se në raundin e katërt do të propozojë PS, e cila i ka dhe votat për ta zgjedhur.

“Kemi ndjekur një proces që do ta quaja tepër korrekt në marrëdhëniet me atë që thotë kushtetuta. Në tre raundet e para duhen 84 vota, në raundin e dytë të ketë nga opozita. Jeni dëshmitarë që s’kemi marrë asnjë propozim, tani na takon ne që siç e kam thënë që prej ditës së parë, PS ka institucionet e veta vendimmarrëse. Vendimi i  kryesisë do të bëhet publik dhe duhet që vendi i kryesisë ti jepet grupit parlamentar, se deputetë do mbështesin me firma kandidatë e kandidatin. Natyrshëm që unë dhe dy kolegët e tjerë do kemi një informim të kryesisë së PS për ecurinë e ktij procesi”, tha Balla.

Ora 15:23
Gjekmarkajt-mazhorancës: Të paktën jo një askush për Presidenti! Opozita realisht nuk pati një ofertë

 

Agron Gjekmarkaj i ka bërë thirrje mazhorancës që të të zgjedhë një President politik. Deputeti demokrat tha se opozita realisht nuk ka pasur një ofertë për të zgjedhur Presidentin.

"Ju mund të mbanit qëndrime ndaj grupeve të caktuara të opozitës, por keni deyrimin etik të respektoni gjysmën e Shqipërisë që ka votuar opozitën në këtë parlament. Po flitet për opozitën sikur humbi një shans për të pasur një president, në fakt opozita asnjëherë nuk ka pasur një ofertë reale për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Ju tashmë keni hyrë në fazën e zgjedhjes së Presidentit për ta zgjedhur vetë, nuk i keni ofruar asgjë opozitës sepse ia ofron Kushtetuta, jo ju. Kam frikë që Presidneti do vijë nga askundi për të qenë askushi. Jam i bindur se PS ka pafund personalitete që i kanë shërbyer vendit. Meqenëse po merrni këtë përgjegjësi për të zgjedhur, keni një mbingarkesë pushteti piramidal. Ishte një mundësi për të krijuar një nisje të re, nuk kam pasur besim se do ndodhte, por shpresë duhet të ketë çdokush. Meqenëse po shkoni drejt zgjedhjes ashtu siç deshët, mos lejoni që në krye të shtetit shqiptar të zgjidhet një askush. Të jetë një personalitet politik i PS-së që ne ta gjykojmë si të tillë”, tha Gjekmarkaj.

Ora 15:09
Konferenca e kryetarëve vendos, raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit mbahet të shtunën në 18:00

1653999340_2b9660c7b8b049779d5a09b2c902cbf5.jpg

Ashtu siç ishte bërë me dije raundi i katërt për zgjedhjen e  presidentit do të mbahet të shtunën më 04 qershor. Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca e  posaçme të mbahet në orën 18:00

Ndërkohë, afati për dorëzimin e kandidaturave për kreun e ri të shtetit është 04 qershori ora 12:00.

Ora 14:43
Mediu thumbon Alibej për Komisionin Hetimor të Investimeve: Na thërrasin për të firmosur, por s'na bëjnë pjesë

 

Fatmir Mediu ka thumbuar edhe Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit në Konferencën e kryetarëve nisi të fliste për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

"Na thërrasin për të firmosur, por nuk jemi pjesë as e komisionit hetimor për investimet", tha Mediu.

Ora 14:42
PS propozon datën 4 qershor për raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit të ri

 

Kreu i grupit parlamentar të PD ka propozuar që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të zhvillohet të shtunën (4 qershor 2022) në orën 18:00.

“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e presidentit të republikës. Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00.

Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022”, tha Balla.

Ora 14:42
Mediu i ashpër me opozitën: Duhet të propozonim një emër, jo të ngelnim në mëshirë të PS

 

Fatmir Mediu ka sulmuar opozitën, pasi kjo e fundit nuk solli një emër për presidentin e Shqipërisë.

"Duhet të jemi të unifikuar , në këtë rast opozita është e panevojshme në proces, absurde që të kërkosh përjashtimin e një pale dhe të kërkosh ta zgjedhësh ti, opozita nuk mund të ngelet në mëshirën e PS, opozita duhet të ndërtojë një raport me opinionin politik, opozita marrëveshjen e ka me qytetarët shqiptar, opozita ka pasur dhe ka njerëz dinjitoz për të qenë president, të përcaktonte një kandidat, apo 2, për t'i vënë përballë PS në mënyrë që ne të mos përfundojmë që të zgjedhim një president sa për të kaluar radhëm dhe nëse nuk ka marrëveshje, e ka marrëveshjen me qytetarët, më vjen keq që në moment që ne jemi si vend dhe si rajon, ky proces u paragjykyua që në fillim dhe fundi është i qartë, të bëhet reflektim që të mos kemi një president qesharak", tha Mediu.

Ora 14:29
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Alibeaj nxehet me Felajn: Nga cili planet vjen zonjë? Më nxirr jashtë! Zv.kryetarja e Kuvendit i fik mikrofonin

 

Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate mes Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela Felaj. Kreu i grupit parlamentar të PD donte të diskutonte për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike ndërsa Felaj i tërhiqte vëmendjen se duhet të flisnin për të caktuar datën e raundit të katërt.

Mes tyre pati edhe debate, aq sa Alibeaj i thoshte se do të përfundonte fjalën e tij por Felaj e ndërpriste vazhdimisht. Kreu i grupit parlamentar të PD i tha se mund edhe ta nxirrte jashtë ndërsa Felaj i tregonte se nuk mund të diskutonte për një pikë tjetër. Debati erdhi derisa Felaj i kërkoi teknikës t’i ndërpresë fjalën Alibeajt. Pasi iu fik mikrofoni për disa sekonda, anëtarët vendosën që Alibeaj të përfundonte fjalën deri në fund, ndaj vijoi të paraqiste kërkesën e PD për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike.

Debati

  1. Felaj: Nuk mund të vini mbi vendimmarrjen.
  2. Alibeaj: Po diskutoj për rendin e ditës. Më dëgjo tani se çfarë do të flas unë është e drejta ime.
  3. Felaj: Kur të vijë momenti do flisni. Na duhet të caktojmë datën e raundit të katërt.
  4. Alibeaj: Mos më ndërhyj teksa flas se është më e rëndësishme.
  5. Felaj: Këtë mbledhje e drejtoj unë dhe jam e detyruar të ndjek rendin. Nëse do të flasësh për pikën e parë vijoni.
  6. Alibeaj: Moj se ç’do flas unë, e di unë. Dhe këtë do marrësh përsipër? Kërkesa jonë është për verifikimin e investimeve strategjike.
  7. Felaj: Ju kujtoj që kjo mbledhje zhvillohet në prani të medias me kërkesë tuaj që lidhen me diskutimet për raundeve për presidentin e Republikës.
  8. Alibeaj: Ti vazhdo me axhendën tënde, unë time.
  9. Felaj: Duhet t’ia kaloj fjalën Mediut.
  10. Alibeaj: Do ma heqësh fjalën tani?
  11. Felaj: Nëse nuk flisni për rendin e ditës. Ju lutem bëhuni i arsyeshëm, lërini kohë që të diskutohet me seriozitet dhe të vijojmë.
  12. Alibeaj: Ma dhe të drejtën e fjalës, ma lër ta çoj deri në fund e pastaj bëni ç’të doni.
  13. Felaj: Të tërheq vëmendjen që të diskutojmë për thelbin e çështjeve.
  14. Alibeaj: Vetëm ty të kam parë në këtë mesele që e di çfarë të themi ne. Nga cili planet vjen zonjë. Më lër të drejtën time për të folur për pikat e rendit të ditës. Hiqe dorën nga aty dhe më dëgjo. Je e lirë të marrësh masë e të më nxjerrësh jashtë.
  15. Felaj: Duhet të flasësh për rendin e ditës.
  16. Alibeaj: Ç’je ti që përcakton për çfarë të flasim.
  17. Felaj: I lutem teknikës të të ndërpresë fjalën.
Ora 14:13
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Alibeaj: Jemi këtu vetëm për të diskutuar ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se në konferencën e kryetarëve marrin pjesë vetëm për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

“Po ju sqaroj që interesi jonë për të diskutuar ka të bëjë vetëm me pikën 3 për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Gjithmonë është ndjekur praktika që për veprimtarinë normale ka qenë një urdhër i dhënë nga kryetarja e Kuvendit ndërsa për veprimtarinë e posaçme ka qenë një tjetër urdhër i posaçme. Janë 2 procedura dhe i keni bashkuar në 1 dhe kjo nuk është normale. Ne do të diskutojmë vetëm për pikën 3”, tha Alibeaj.

Komento

Komente

  • Termeti: 31/05/2022 15:52

    Mediun nuk duhet ta lejoje roja te hyje brenda, jo te jape mendim. Njeri pa elektorat.

    Përgjigju
  • Lili: 31/05/2022 14:30

    Presienti i ri duhet te jete nje njeri dinjitoz qe te meritoje postin e presidentit, kemi besim qe vetem PS do beje zgjedhjen e duhur

    Përgjigju
  • Tahir: 31/05/2022 13:15

    Nje vendim shume i drejte nga ana juaj!Shpresoj te beni zgjedhjen e duhur dhe te vini ne krye te vendit nje president qe te na perfaqesoje denjesisht!!

    Përgjigju
  • Andi: 31/05/2022 13:13

    Presidenti qe do zgjidhet jam i sigurt qe do na perfaqesoje denjesisht sepse kandidatet e PS-se jane mjaft te zote per te drejtuar ne menyre te drejte .

    Përgjigju
  • Aldi: 31/05/2022 13:09

    Nuk pritej ndonj gje e madhe nga PD ata sdin ku kan koken vet jo me te japin nje kandidatur serioze.

    Përgjigju
  • Andon Cupi: 31/05/2022 13:06

    Presim nje zgjedhje te sakte kete here. E di qe do i jepet pesha e duhur vendimit. Pa dyshim qe do te kete me teper profesionazilem se presidenti aktual.

    Përgjigju
  • Jorgo: 31/05/2022 13:06

    Nje lajm shume i mire tani ngelet vec te bejne nje zgjidhje te duhur te vene ne krye te vendit nje president qe te kete cte japi per vendin e tij

    Përgjigju
  • andi: 31/05/2022 13:05

    Presidenti do zgjidhet shume shpejt nese i lihet ne dore vetem ps se ata te pd jane idiota fare

    Përgjigju
  • Beni: 31/05/2022 13:05

    Kemi besim qe do jete nje kadindature serioze dhe e miremenduar, pasi te gjithe po presim nje president te denje qe ta meritoje ata post dhe te mendoje per te miren e qytetareve te Shqiperise

    Përgjigju
  • Ina: 31/05/2022 12:58

    Shume mire vazhdoni jepini drejtim ketij vendi

    Përgjigju
  • Altin: 31/05/2022 12:58

    Shpresoj te zgjidhni nje president qe di ta beje punen mire dhe eshte i afte ta mbaje kete status deri ne fund duke punuar. Jo si Ilir Meta qe nuk dinte te bente asgje si president

    Përgjigju
  • redi: 31/05/2022 12:54

    ishalla zgjidhet nje president i denje per ate post por qe ska dyshim qe do te zgjidhet i duhuri sepse PS ka treguar qe eshte parti e afte dhe jo si puna e atyre ndryresirave te pd

    Përgjigju
  • Agroni: 31/05/2022 12:52

    Me ne fund kot jeni marre deri tani me ato te lodhurit e PD

    Përgjigju
  • Joana: 31/05/2022 12:51

    Presim te shohim presidentin qe do te sjelle Ps. Jam i sigurt se do te jete nje person i denje per postin, pasi gjitjmone partia socialiste ka bere zgjedhjen me te mire per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?