Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Sot mbërrijnë 38.400 mijë doza të AstraZeneca, Manastirliu: Do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve

12 Mars 2021, 12:34| Përditesimi: 12 Mars 2021, 12:40

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, tha se me 38.400 mijë doza të AstraZeneca të cilat do të mbërrijnë sot në vend, do të nis menjëherë vaksinimi i mësuesve.

Ajo shkruan se dozat janë siguruar nga qeveria përmes kontratës me mekanizmin COVAX.

Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut në Twitter: 

“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit #COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve ✅ #ShqipëriaBuzëqesh”


Lajmi kryesor:

Vijnë 38400 dozat e AstraZeneca, Rama: Nesër nis vaksinimi i mësuesve! Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës, nisim bisedimet me autoritetet atje


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?