Përcillet me duartrokitje në banesën e fundit kolosi i muzikës, Avni Mula! Margariti: E trishtë që s'u ndamë dot siç e meritonte! Basha: Dhimbje e madhe (VIDEO)

30 Tetor 2020, 11:06| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 13:36

  • Share

TIRANË- Shuhet në moshën 92 vjeçare kompozitori e baritoni i shquar Avni Mula, ndërsa sot u përcoll me duartrokitje në banesën e fundit.

Avni Mula, kolos i muzikës shqiptare i vlerësuar me "Artist i Popullit" dhe "Nderi i Kombit".

Ai u lind  në Gjakovë më 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton. Gjatë studimeve u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula. Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj. Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve 60', fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”. Është babai i dy vajzave artiste, Adelinës pianiste dhe sopranos Inva Mula.

Ora 13:58
Me zërin që i dridhej, Inva Mula: Rroftë Avni Mula, rroftë arti shqiptar

Sopranoja e njohur Inva Mula e përlotur dhe me zërin e dridhur ka folur shumë shkurt në ceremoninë e të atit, kompozitorit te njohur Avni Muli i cili ndërroi jetë një natë më parë. “Këtu filloi arti i lirisë. Rroftë arti, rroftë Avni Mula, rroftë arti shqiptar”, u shpreh Inva Mula.

Ora 12:55
Margariti: E trishtë që artistë si Avni Mula nuk mund të përcillet në banesën e fundit siç e ka merituar

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kolosit të muzikës shqiptare, Anvi Mula teksa shtoi se është e trishtuar që në këtë periudhë artistët nuk po mund të përcillen në banesën e fundit siç meritojnë.

"Kjo periudhë nuk e di nëse është pandemie që na ka bërë më sensibël dhe i është shtuar dozës së trishtimit, si në aktivitet dhe mos pasja e mundësisë që ta përcillnim ashtu siç do kishim dëshirë. Jam besim që vepra që kanë lënë pas është një vepër që u flet të gjithë brezave, por edhe tek të rinj. Homazhet te Universiteti i Arteve është një simbolikë që flet dhe dialogon edhe më mirë dhe për të zgjuar ndërgjegjësimin e tyre që nuk e i kemi fizikisht, janë për ne nder i kombit, jo thjesht fjalë që duhet thënë, por një realitet që edhe të rinjtë do e përcjellin gjithnjë e më tepër në veprat e tyre", tha Margariti.

Ora 12:45
Ndarja nga jeta e Avni Mula/ Basha: Dhimbje e madhe, por edhe ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e saj një artist si ai

I pranishëm në homazhet e mbajtur në hollin e Akademisë së Arteve ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se është një dhimbje e madhe, por edhe një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e tij një artist si Avni Mula.

"Një dhimbje e madhe, por është një ditë krenarie që kombi ynë pati në gjirin e saj një artist si Anvi Mula dhe kjo është ndër të paktat raste kur ceremonia shoqërohet me muzikë, artin e tij dhe t'i lutemi Zotit që t'i prehet shpirti në paqe", tha Basha.

Ora 12:18
Kompozitori Radoja: E vështirë të gjej fjalët! Avni Mula për mua ka qenë prind, mësues, shok e koleg

Kompozitori Robert Radoja e ka të vështirë që t'i gjejë fjalët për ndarjen nga jeta të Avni Mulës. Mes lotësh, ai vë theksin se në jetën e tij Mula ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm.

"Shumë e vështirë për të gjetur fjalën e duhur sepse e kam pasur mësues, prind, shok, koleg, këshilltar dhe ndihmë gjithë jetën time, është shumë e vështirë të flasësh, të gjesh fjalën e duhur", tha kompozitori Robert Radoja.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 31/10/2020 00:51

    MOS u merzit shume moj margariti ,,se ty do te percjellim denjesisht me klarinete si shkatarruese e teatrit....

    Përgjigju
  • Hako: 30/10/2020 16:38

    Paksa modesti nuk do te bente keq.Te quhet Avni Mula kolos i muzikes, mendoj qe ekzagjerohet.Por, per aq sa u ka dhene kultures Shqiptare, meriton rrespekt dhe nderim.

    Përgjigju
  • redi: 30/10/2020 15:41

    Ju prefte shpirti ne paqe dhe i perjetshem kujtimi per legjenden e muzikes shqiptare te madhin Avni Mulen

    Përgjigju
  • Tir: 30/10/2020 14:28

    Ngushellime vajzave, familjes se madhe Mula, artisteve dhe gjithe dashamiresve te artit per humbjen e te madhit Avni Mula. Nuk e kuptoj ky gomari i presidences pse pa maske?? Fatkeqesi qe shkel ne kete ceremoni ky hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?