VIDEO + FOTO/ Berisha e 'Rithemelimi' skenar kaosi e dhune në Kuvend! Karrige përmbys e tymuese! Socialistët votojnë ligjet në këmbë

2 Nëntor 2023, 07:48| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 20:36

  • Share

Sali Berisha, në hetim për korrupsion me dhëndrin e tij në aferën e privatizimit të sport klub 'Partizanit' mobilizoi edhe sot (2 Nentor) grupin e Rithemelimit për të shkaktuar kaos në Kuvend për të bllokuar  zhvillimin e një seance normale plenare.

Deputetët e Rithemelimit dhe ish kryeministri shkuan të parët në sallën e Kuvendit, gati një orë para orarit zyrtar (10:00) të caktuar për tu thirrur seanca. Karriget e deputetëve i grumbulluan para foltores.  Veprimi u shoqërua me përplasje mes deputetëve mbështetës të Berishës dhe socialistëve të cilët kërkonin të rimerrnin karriget.

Deputetët e Rithemelimit akuzojnë maxhorancën se po kërkon të asgjësojë opozitën duke iu refuzua e drejta e tyre kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, dhe vendosjen e bashkëkryetarit Oerd Bylykbashi në vend të Enkelejd Alibeajt në Komisionin e Reformës zgjedhore.  Përmes videove të postuara në facebook nga Sali Berisha dhe deputetët e Rithemelimit arrihej të shihej çfarë ndodhte brenda.

Me përjashtim të disa momenteve, deputetët e maxhorancës nuk i janë kundërpërgjigjur kaosit të deputetëve të Berishës duke u përpjekur të ruajnë qetësinë dhe e morën me sportivitet, por pati dhe disa incidente. Disa të tjerë kërkuan karriget. Deputeti socialist Toni Gogu mori i pari karrigen. Kur salla po mbushej nisën dhe incidentet e para.

Deputetja e Berishës, Ina Zhupa dhe ajo e PS-së, Antoneta Dhima u konfliktuan  mes tyre. 

Ina Zhupa: Ik o Antoneta, po ik o Antoneta tani. Ik o Antoneta tani, ik.
Antoneta Dhima: A ka mundësi që ta marr unë?
Ina Zhupa: Po ik o Antoneta, ik!

REPORT TV siguroi një video, ku deputeti Xhemal Qefalia përplaset fizikisht me deputetët, Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho. Ata tentuan ti merrnin karrigen, të cilën nuk e lejoi. Në video dëgjohet deputetja Ina Zhupa

“Na vrave o Xhemal, mos qëllo”- dëgjohet të thotë Zhupa

Përplasje verbale kishte edhe mes deputetit socialist Toni Gogu dhe Ervin Salianji të grupit të Rithemelimit

Ervin Salianji: Karriget nuk janë tuajat janë të popullit, nuk e keni pronë këtë. E din unë çfarë përfaqëson ti.
Xhemal Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Ervin Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat.
Toni Gogu:  Je me “non gratat” ti, je bere kamikaz i paligjshmërisë.
Ervin Salianji: Ti je vegël që përdoresh, mua s’më përdor dot njeri. Unë përfaqësoj popullin.
Sali Berisha: Pse bëhesh avokat i kriminelit Taulant Balla.
Toni Gogu: Bëhem avokat i atyre që më kanë zgjedhur

Edhe socialisti Fatmir Xhafaj, një ndër më të hershmit e Kuvendit i është drejtuar opozitës, duke u kërkuar të lirojnë karriget dhe të mos pengojnë punimet.

Ashtu në kaosin e krijuar Parlament, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla çeli seancën ndërsa deputetët socialistë në këmbë dhe me kartonin jeshil vijuan të miratonin të gjithë projektligjet e rendit të ditës pa debat apo diskutim. 

Gjatë votimit deputeti mbështetës i Berishës, Ervin Salianji ndezi tymuese blu, ndërsa qëndronte në foltore. Ndërsa  punonjësi i sigurisë i hoqi tymuesen nga dora, deputeti i hodhi një karrige, por fatmirësisht nuk e kapi gardistin por ra në podiumin e ministrave.

Disa herë Salianji thërriste 'Turp! Turp!' kur përballë tij, socialistët ngrinin kartonat për miratimin e akteve dhe ligjeve të caktuara në rend dite pa debat apo diskutim. 

Jashtë Kuvendit deputeti i PS-së, Erion Braçe akuzoi Berishën se po kërkon të mbrohet me imunitet politik nga akuzat penale të ngritura nga SPAK.

"Kjo sjellje është fashiste. Ai njeri brenda po përdor imunitetin poliitk për tu mbrojtur nga akuzat penale" tha Braçe.

Ndërsa Sali Berisha u shpreh i vendosur se ky skenar do vijojë.

" Ne shpallëm një grevë të përkohshme aq sa do vazhdonte turpi i parlamentit. Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme. Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Ne kërkojmë të drejtat tona kushtetuese, së pari të drejtën e krijimit të komisionit hetimor parlamentar; së dyti, të drejtën e procedurës parlamentare për nismat tona ligjvënëse. Ne nuk themi se nisma jonë ligjvënëse do shndërrohet në ligj, por ajo duhet të kalojë të gjithë procedurën parlamentare dhe të mos mbetet në sirtaret e kryetares së parlamentit”, tha Berisha jashtë Kuvendit.

Seanca nisi në orën 10:00 me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla duke lexuar rendin e ditës ndërsa deputetët e Rithemelimit i binin tavolinave dhe u mbyll pas 30 minutave. Të gjithë në këmbë, shumica pa karrige, deputetët e maxhorancën miratuan vetëm me votat e tyre një akt normativ, dhjetë projektligje dhe shtatë projektvendime.

Akti Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2023, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Të gjitha projektligjet dhe vendimet u miratuan me 73 ose 74 votat e mazhorancës. Nga projektvendimet dallohet ai për strukturat e reja të institucioneve si Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademinë e Shkencave, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Gjatë gjithë seancës u vu re  prezencë e shtuar e Gardës, ndërsa pasi seanca u mbyll në ambientet e Kuvendit shkoi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe dy oficerë të BKH të kryenin verifikim në lidhje me incidentet e shkaktuara brenda sallës plenare të Kuvendit nga deputetët e opozitës. Verifikim do të ketë për hedhjen e tymueseve dhe aktet e dhunës në sallë. 

Ndërkohë pas seancës në një mbledhje urgjente me grupin parlamentar grupi i Rithemelimit paralajmëroi se do të paraqesë kallëzim penal në SPAK për Lindita Nikollen duke e akuzuar se lejoi punonjësit e Gardës të futen të armatosur në sallën e Parlamentit. Vetë Garda përmes një reagimi për Report Tv e mohoi.  

Ora 12:24
‘Frikë’ se mos ua marrin deputetët e Rithemelimit, socialistët marrin me vete kartonët, i dorëzojnë te sekretarja e grupit (VIDEO)

 

Në mënyrë që deputetët e Rithemelimit të mos u marrin kartonët jeshil, socialistët kanë menduar që t’i sigurojnë. Deputetët e Partisë Socialiste i kanë marrë kartonët jeshil me vete dhe i kanë dorëzuar tek sekretarja e Grupit.

Për shkak të kaosit që deputetët e Rithemelimit krijuan në Kuvend deputetët e maxhorancës kaluan pr/ligjet dhe pr.vendimet që ishin përcaktuar në rend dite, teksa ishin në këmbë pa debate apo diskutime. 

Pr/ligjet dhe pr/vendimet e miratuara në seancën e sotme dhe votimi

- Aktit normativ nr. 5, datë 18.10.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023” - u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” - u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri - faza II” - u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” – u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji  Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Kfw Frankfurt am Main (Kfw), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” - 2 faza II” u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale” (2021-2027)”-  u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr.31/2021” u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, për mbrojtjen shoqërore” - u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike” - u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”-  u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”- u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimet e miratuara

-Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”  u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

-Projektvendimi “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar” u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Ora 11:24
Rithemelimi shkakton kaos, oficerët e BKH dhe drejtori i Policisë së Tiranës në Kuvend! Nis verifikimi për aktet e dhunës

Seanca plenare e ditës së sotme është zhvilluar me tensione e kaos, kjo pasi deputetet e Sali Berishës kishin mbërritur me një skenar të mirëfilltë për sabotimin e punës së Kuvendit.

Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos-Mziut, tek përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve, shoqëruan seancën e sotme, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.

Pas kësaj situate, në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur dy oficerë të BKH dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Report Tv sjell pamjet teksa ai mbërrin në Kuvend. 

Policia e Tiranës pritet të nis procedurat për verifikimin në lidhje me incidentet e shkaktuara brenda sallës plenare të Kuvendit nga deputetët e opozitës. Verifikim do të ketë për hedhjen e tymueseve dhe aktet e dhunës në sallë. Ende nuk dihet akuzat konrekte që do të ngrihen, apo emrat e deputetëve që do të jenë në verifikim.

Ndërkohë, që në fillim të senacës janë parë pranë Kuvendit forca të shtuara policie. Ndërsa Garda ka qenë gjithë kohën në gatishmëri. 

Ora 11:17
Grupi i Bashës mungoi në Kuvend, Berisha: Zbatojnë porositë e Ramës

 

Sali Berisha ka folur pas mbylljes së seancës së Kuvendit, ku bashkë me deputetët e tij shkaktuan kaos. Në seancë munguan grupi i Bashës, të cilët janë distancuar nga këto skena dhune. Por, Berisha thotë se ata zbatojnë porositë e Ramës.

“Basha vazhdon zbaton porositë e Ramës. Sa i përket lobimit ne siç e dini ju bëjmë auditin dhe rezulton se asnjë qindarkë nga ato para, një shumë e vogël 20-30 mijë dollarë, nuk kanë hyrë dhe dalë nga arka e partisë Bashës ja mbylli dosjen Rama dhe s’ia dërgoi në GJK për ta shfrytëzuar siç po e shfrytëzon” tha Berisha.

Ora 10:59
FOTO/ ‘Hajde fshi duart’, Berisha lavdëron Salianjin pasi ndezi tymueset në Kuvend

 

Sali Berisha ka mobilizuar Rithemelimin për të shkaktuar kaos në Kuvend dhe për të bllokuar punën që të mos zhvillohen seancat plenare.

Një ndër protagonistët sot ishte edhe deputeti Ervin Salianji, i cili ndezi dy tymuese në Kuvend, një ngjyrë blu dhe një mavi.

Pas kësaj, Salianji ka shkuar i kënaqur te Berisha dhe ky i fundit i dha edhe pecetë për të fshirë duart.

Ora 10:54
Berisha 80-vjeç me ‘fantazi’ adoleshenti në Parlamenti: Të kishim pak ngjitës t’ua hidhnim karrigeve, e të ngelin aty

 

Sali Berisha duket se ka pasur një ide që deputetët e drejtuar prej tij të gjenin ngjitëse që t’ua hidhnin karrigeve të deputetëve të mazhorancës. Në një moment ai dëgjohet duke thënë se ku mund të gjej pak ngjitës në mënyrë që të t’u ngjiten pas vetes karriget deputetëve socialistë.

‘Kush është ai që do të gjejë pak zam (ngjitës) që t’ua hedhim atyre karrigeve ne, që po të ulen të ngelin aty', dëgjohet të thotë Berisha.

Ora 10:49
'Ç’farë komisionesh hetimore doni ju mo aman...'- Fatmir Xhafaj ironi me opozitën! Çuçi: Po ky Gjekmarkaj pse nuk ngrihet si shokët

 

Rithemelimi ka krijuar kaos sot në Kuvend pasi deputetët kanë bllokuar foltoren dhe punimet e Kuvendit. Që në nisje të seancës, demokratët u kanë marrë karriget kolegëve të Partisë Socialiste dhe i kanë vendosur para foltores së Kuvendit.

Me tej nje prej demokrateve i ka kërkuar Fatmir Xhafajat që të lejohen komisionet hetimore, por ky i fundit ka folur nëndhëmbë, teksa ka thëne: “Po ç’lesh komisionesh hetimore…”

Nga ana tjetër gjatë debatit në Kuvend, Bledi Çuçi ka ironizuar demokratët që ishin ulur: Edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë, të rrimë të gjithë në këmbë.

Replikat në Kuvend       

Luan Baçi: Me pëlqen profesioni i kameramanit!

Fatmir Xhafaj: Ushtroje si profesion….

(Tenton të marrë karrigen, deputetja Elda Hoti e pengon)

Elda Hoti: Jo, jo s’mund ta marrësh!

Deputeti i PD: Lejoni komisionet hetimore…

Fatmir Xhafaj: Po ç’lesh komisionesh hetimore…

Deputeti i PD: Fatmir edhe ti si shokët…

Fatmir Xhafaj: S’mund të merrni karriget, çfarë bëni kështu!

Sali Berisha: Riktheni të drejtat kushtetuese! Je dhe jurist! Rikthe te drejtat Kushtetuese të opozitës!

Luan Baçi: Antoneta do rrini të gjithë në këmbë sot.

Antoneta Dhima: Po ta kishit për hallet e qytetarëve, ua bëja hallall.

Bledi Çuçi: Të gjithë do rrimë në këmbë, edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë.

Eduard Shalsi: Mos qeshni, s’është për të qeshur! Ju kanë dhënë porosi, zbatoni porosinë.

Antoneta Dhima: Të votojmë për rritjen e rrogave dhe pensioneve të qytetareve.

Luan Baçi: Ti Neta rrite rrogën tende, jo të qytetarëve!  Unë e votova kundër!

Antoneta Dhima: Ti ke biznese, unë një shtëpi në katin e 5-të kam.

Luan Baçi: Biznesin e kam ngritur me ndershmëri me paratë e mia.

Ora 10:40
U morën karriget deputetëve socialistë, Salianji: Janë të popullit, vetëm prapanicën kanë të tyren

 

Deputeti Ervin Salianji tha se ata do të përshkallëzojnë aksionet e tyre. Pasi krijuan kaos në Kuvend, Salianji tha se karriget janë të popullit jo të deputetëve socialiste.

‘Ne vendosëm që karriget ët cilat janë të popullit, pasi vetëm prapanicat kanë të veten. I demaskuan duke qëndruar në këmbë. Në kërkojmë komisione hetimore, që të kontrollojmë paratë e qytetarëve shqiptarë. Do të përshkallëzojmë çdo aksion tjetër. Është një protesta për të treguar se ky parlament nuk ka normalitet. Çfarë e kanë pronë të veten e ka PS, Kuvendin. Jemi në kushtet një regjimi.’- tha Salianji.

Ora 10:32
Rithemelimi saboton punën e Kuvendit, mbyllet seanca! PS miraton projektligjet

Rithemelimi ka bllokuar sërish punën e Kuvendit, ndërsa ndezën tymuese dhe përmbysën karriget. E gjendur përballë kësaj situate, kryeparlamentarja Nikolla ka kaluar direkt në votim dhe seanca u mbyll. Deputetët e PS miratuan projektligjet në këmbë.

Kuvendi miratoi një akt normativ, dhjetë projektligje dhe shtatë projektvendime Akti Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2023, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Të gjitha projektligjet dhe vendimet u miratuan me 73 ose 74 votat e mazhorancës. Nga projektvendimet dallohet ai për strukturat e reja të institucioneve si Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademinë e Shkencave, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Ora 10:30
VIDEO/ Salianji hedh tymuesen në Kuvend, Berisha nuk ndihet mirë! Elda Hoti i bën fresk

Ervin Salianji si duket nuk i ka menduar pasojat e hedhjes së tymueses në Kuvend për shëndetin e Sali Berishës. Ky i fundit është ndjerë keq pasi deputeti ndezi tymuesen dhe ka dalë nga Kuvendi. Ndërkohë deputetja Elda Hoti, në një moment shihet duke i bërë fresk me karton ish-kryeministrit.

Ora 10:25
VIDEO/ Salianji sërish protagonist! Ndez në Kuvend tymuese ngjyrë lelja

 

Ervin Salianji ka ndezur një tymuese tjetër në Kuvend. Kësaj radhe tymuesja kishte ngjyrën lejla, ndërsa u tha deputetëve socialistë se kjo është ngjyra juaj.

Teksa ndezi tymuesen, Salianji u pa i buzëqeshur.

Ora 10:24
VIDEO/ Kaos në Kuvend, deputeti Ervin Salianji hedh një karrige drejt gardistit që i mori tymuesen

 

Deputeti Ervin Salianji është përplasur me gardistin në Kuvend pasi ndezi një tymuese me ngjyrë blu. Punonjësi i sigurisë i hoqi tymuesen nga dora Salianjit, ndërsa ky i fundit i hodhi një karrige, por që nuk e kapi gardistin.

Ora 10:23
Grupi i Berishës u ka marrë kartat deputetëve të PS, Manja s’kursen ironinë: Sillni karta se nuk janë fishekë

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, megjithëse Kuvendi është përfshirë në kaos nga deputetët e Rithemelimit, nuk ka kursyer ironinë me opozitën.

‘Sillni karta të tjera se nuk janë fishekë’- tha Manja duke iu drejtuar administratës së Kuvendit.

Ora 10:19
VIDEO/ Kaosi në Kuvend, Ervin Salianji ndez tymuese në Kuvend

 

Kaos në Kuvend. Rithemelimi nuk lejon zhvillimin e seancës plenare. Madje situata ka përshkallëzuar, pasi deputeti Ervin Salinaji ka ndezur në Kuvend një tymuese ngjyrë blu.

Ora 10:09
Rithemelimi u ka marrë karriget, nis mes kaosit seanca plenare, Nikolla: Ne do ta vazhdojmë në këmbë

 

Ka nisur mes kaosit seanca e sotme plenare, pasi Rithemelimi u ka marrë karriget deputetëve të partisë Socialiste. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se ata do ta zhvillojnë seancën plenare në këmbë.

‘Ne do të vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre.’- tha Nikolla.

Ora 10:03
Dhuna e opozitës Kuvend, Braçe: Milici fashiste në shërbim të Berishës! Bardhi ka axhendë tjetër, të vijë e të ulemi në diskutim për Komisionet Hetimore

 

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe e ka cilësuar si milici fashiste sjelljen e opozitës në Kuvend. Sipas Braçes e gjitha që po ndodh ka të bëjë me raportin e Sali Berishës me drejtësinë.

‘Ky nuk është aksion është një milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë jo me argument por me dhunë, duke dhunuar fizikisht jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. E gjithë se çfarë po ndodhte atje brenda, kishte të bënte thjeshte dhe vetëm me raportet e tyre me drejtësinë. Me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. Ju thashë se nuk jam në dijeni. Përdorën dhunën mes parlamentit si reaksion apo si gjuhë përmes drejtësisë. Ky nuk është dialog me ne. duhet të dialogojë në gjykatë, i mbrojtur nga avokati i tij dhe jo nga partia e tij. Milici fashiste që kthehen në shërbim të një individi.’- tha Braçe.

Braçe tha se të gjithë këta skenarë janë për të mbrojtur Sali Berishën nga SPAK për aferën e Partizanit. Braçe tha se Gazment Bardhi ka axhendë për t’i shërbyer Berishës dhe nuk po e bën gjithë këtë kaos për të ngritur Komisionet Hetimore, ndërsa i bëri thirrje që të vijë e të ulet në diskutime.

"Keni patur Çuçin këtu të enjën dhe të hënën, ju ka thënë që kemi komunikuar në Konferencën e Kryetarëve. E drejta për të ngritur Komision Hetimor parlamentar, ajo që disponon cilido edhe në shumicë është objekt i komisionit hetimor. Thuaj Bardhit të ulet në tavolinë dhe të diskutojmë për objektin. Nëse se bëjmë këtë nuk ngrihet. Ka që të enjten që u thotë. Nëse Bardhi ka axhendë tjetër, kjo nuk është gjuhë komunikimi me ne, por me prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes në SPAK dhe GJKKO, kjo është tjetër histori. S’ka lidhje me kom për komisionet. Politikanët që kanë akuzë në kurriz nuk duhet të përdorin parlamentin, por avokatin për të komunikuar me prokurorët dhe gjyqtarët.

Ka marrë të pandehur dhe ka njerëz në burg, çdo iniciativë që sulmon SPAK, siç u sulmua dje si organizatë kriminale, s’ka lidhje më me komisionet hetimore. Nëse shqiptarët në këtë vend kërkoni që pol të kenë im duke bërë atë që bëhet në atë sallë për tu mbrojtur nga akuzat kriminale nuk u ndihmoj dot, njerëzit që janë në punë të tyre duan që drejtësia të punojë", tha Braçe. 

Ora 09:54
VIDEO/ Sabotojnë punën e Kuvendit, Berisha: Ne shpallim grevë

 

Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë shkuar sot në Kuvend me një skenar të përgatitur për bllokuar punimet e parlamentit. Berisha ka folur në Kuvend ndërsa e kishte ndarë videon në Facebook.

Ai u tha deputetëve socialistë që më mirë të ikin se po shpallin grevë, për të krahasuar situatën e paprecdentë që po krijojnë në Kuvend. Pra, sabotimin e punës së Kuvendit. 

“Ne shpallim grevë. Kjo që shihni është grevë. Më mirë të ikni”, tha Berisha.

Ora 09:50
Pas kaosit, Berisha merr fjalën ne Kuvend, flet para pirgut me karrige: Nuk tërhiqemi

 

Rithemelimi i Sali Berishës ka krijuar sërish kaos sot në Kuvend, duke u marrë karriget deputetëve dhe duke mos lënë kolegët socialistë që të ulen në vendet e tyre. Pasi krijuan këtë kaos, Sali Berisha mori fjalën e iu drejtua të pranishmëve se ata nuk do të tërhiqen deri sa të rikthejnë të drejtat kushtetuese.

‘Të cilët të tmerruar nga të drejtat kushtetuese të opozitës, nga komisionet hetimore që duhet të ngrejë, për të zbuluar të gjitha vjedhjet e tyre. Edi Rama ka krijuar një organizatë kriminale. Jemi këtu o rikthejme kushtetutën ose ne nuk tërhiqemi dhe kjo është betejë pa kthim. Çfarë të drejte kanë këta që t’i mohojnë opozitës kryetarin. Ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament nuk ka!'- tha Berisha.

 

Ora 09:50
REPLIKAT/ Gogu-Salianjit: 'O kamikaz, mos u bë avokat i një non grate'! Deputeti i Rithemelimit: Unë përfaqësoj popullin këtu

Ndërsa deputetët e Sali Berishës kanë përmbysur karriget e deputetëve socialistë, janë zhvilluar edhe replika të forta mes tyre. Qefalia u përplas fizikisht me Spahon. Ndërsa më pas filluan edhe akuzat mes Qefalisë dhe Rithemelimit. Në debat u përfshi edhe Toni Gogu.

Salianji: Karriget nuk janë tuajat janë të popullit, nuk e keni pronë këtë. E din unë çfarë përfaqëson ti.

Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?

Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat.

Gogu-Salianjit:  Je me “non gratat” ti, je bere kamikaz i paligjshmërisë.

Salianji: Ti je vegël që përdoresh, mua s’më përdor dot njeri. Unë përfaqësoj popullin.

Berisha: Pse bëhesh avokat i kriminelit Taulant Balla.

Gogu-Berishës: Bëhem avokat i atyre që më kanë zgjedhur

Ora 09:42
Deputetët e Berishës përplasen fizikisht edhe me deputeten socialiste: Ik o Antoneta, ik

 

Deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima, është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike të cilët u kishin marrë karriget deputetëve të mazhorancës. 

Deputetja socialiste Antoneta Dhima është afruar duke guxuar për të tërhequr një prej karrigeve, ndërkohë është shtyrë nga demokratët për të mos e lejuar që të tërheqë asnjë nga ulëset.

“Ik, o Antoneta ik”, dëgjohen të thonë disa prej deputetëve të opozitës.

Ora 09:39
VIDEO/ I morën karrigen, Xhemal Qefalia përplaset fizikisht me deputetët e Rithemelimit, Spaho dhe Mziu

Kaos në Kuvend. Deputetët e Sali Berishës bllokuan seancën duke marrë karriget e deputetëve të PS.

Kjo ka revoltuar deputetin e PS Xhemal Qefalinë, i cili ka kërkuar të marrë karrigen dhe është përplasur fizikisht me deputetët e Rithemelimit Edmond Saphon dhe Xhelal Mziun.

Qefalia e ka shtyrë Spahon, ndërsa më pas shihet se është ulur dhe ka marrë karrigen. Por në një moment tjetër, deputeti Mziu shihet teksa shtyn deputetin socialist.

Më pas u vazhdua me debat mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës.

 

Ora 09:33
VIDEO/ Deputetët e Rithemelimit shkojnë në Kuvend ende pa nisur seanca, marrin karriget e mazhorancës dhe i përmbysin në Foltore

 

Deputetët e Sali Berishës kanë shkuar në Kuvend rreth një orë para se të nisë seanca në orën 10:00. Report Tv sjell pamjet se si deputetët e Berishës janë futur në Kuvend me skenarin e qartë për të bllokuar sërish seancën plenare.

Ata kanë marrë karriget që duhet të ulen deputetët e PS dhe i kanë vendosur përmbysur para foltores së parlamentit ku mbahet fjala.

Ora 09:17
Berisha shkon në Kuvend, i vendosur të shkaktojë kaos, kujton vitet 1990 - 1991! Thotë se maxhoranca 'ka planifikuar të përdorë dhe ushtrinë'

 

Sali Berisha që është paraqitur në orën 09:00 në seancën e Kuvendit konfirmoi edhe një herë skenarin për të krijuar kaos me qëllim që të mos lejohet zhvillimi normal i seancës parlamentare pa miratuar kërkesat e tyre.

Berisha tha se maxhoranca ka planifikuar të përdorë ushtrinë por as kjo nuk do e ndalojë.

Nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, kanë planifikuar të përdorin dhe ushtrinë. Njëlloj me skenarin e vitit 1990 – 1991. Le të bëjë ctë dojë por atë nuk e shpëton asgjë nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtën tij

A do të lejojë zhvillimin normal të seancës plenare?

Jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese të mohuara në mënyrën më brutale por që në vlerësimin tonë janë interesi i të gjithë qytetaëve që duan pluralizmin dhe interesi i atyre që votuan kundër qeverisë dhe një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë përfaqësuesin e të cilis do të caktojë Edi Rama.

Lajmi ne perditesim.. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2023 02:46

    /Makaket e Indise / pasi u merziten duke sulmuar parlamentet indiane per ushqim e prej zakonit te llojit,vendosen te emigronin nje dite te bukur ne Evrope per jete me te mire dhe zgjodhen Shqiperine.Pasi u pajisen me mandat deputeti e me super rroga,vendosen t'i tregonin punedhenesit Berisha qe i kishte bere member te Rithemelimit dhe popullit shqiptar te cilit i kishin zhvatur dyfishimin e rroges, aftesite e tyre prej makaku, qe jo vetem pelqen bananen dhe cdo gje qe ka shkelqimin e vezullimin e parase,por dhe aftesite e tyre prej majmuni ne politike,por meqe jane vetem makake e jo njerez dhe truri i tyre nuk eshte i zhvilluar te artikuloje dialog e oratori politike,vendosen te tregojne aftesite e tyre ne politike aktive sic eshte hedhja e mbledhja e karrigeve,hedhja e tymyesve,prishja e mikrofonave,perplasja e putrave mbi tavolina,bllokimi e mbrojtja e hyrjes se territorit (dicka normale ne natyre),etj,te shoqeruara me tinguj,ulerima e thirrje e zhurma,per /degen/ me te larte,ose karrigen me afer /Alfa-male-Berisha/ne kuvend.Per fat te keq populli nuk i kupton keto ulerima e veprime te /makakeve/ me mandat,sepse ndryshe nga keta,populli ben pjese ne grupin /Homo sapiens/ qe kupton gjuhen e dialogut e arsyes e nuk kupton gjuhen e sjelljen e /makakeve/ qe jane thjesht primate te grupit /Rhesus macaques, macaca-mulatta/ dhe qe nje aksident politik i la te mbajne mandat deputeti ne Kuvend!!!

    Përgjigju
  • Alb: 02/11/2023 16:20

    PD duhete te shpalle parti anti shqiptare.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 02/11/2023 14:31

    140 qypat e krimit dhe te korrupsionit dhe krimit,qofshin te rithemelimit apo te rilindjes jane te neveritshem dhe ushtare te salehedvinit apo edvinsalehut

    Përgjigju
  • Scutari: 02/11/2023 13:57

    Sa herë Kosova kalon momente kritike, në kundërpërgjigje PD destabilizon Shqipërinë! Berisha, duam s'duam do të shkojë në burg. Pas do t'a ndjekë edhe i biri Sypeshkaqen dhe gjithë të tjerët që minuan demokracinë në Shqipëri dhe sabotuan SHBA, duke i shitur fishekët kinez!!

    Përgjigju
  • Alb: 02/11/2023 12:29

    Kjo ashte demokracija ne shqipnin

    Përgjigju
  • Biku: 02/11/2023 12:20

    Na mbyten halabaket.Rama na e ka sjell ne maje te hundes por pastaj kujtohemi ne dore te kujt kemi qene dhe kuptojmë sa mire jemi.

    Përgjigju
  • tornitori: 02/11/2023 12:11

    Ne kete pike e ka fajin shteti qe e lejon kete gje ........

    Përgjigju
  • Kovaçi: 02/11/2023 11:41

    Po te terve u ka ikur truri o te zinj? Mblidhni ore mend dhe punoni se populli ju paguan per te nxjerr ligje dhe jo per te luajtur gaxhi-mixhi. Keto qe beni jane lodra foshnjarake me lojra budallenjsh.

    Përgjigju
    • Lspa: 02/11/2023 11:58

      Punon i madhi per popullin. Ai po na con perpara vetem perpara.

  • Babalja: 02/11/2023 11:29

    C'u be me Babalen e ketij bastardi pa shtylle kurrizore? Pse s'e rrasni ne burg, i ka faktet perpara? Saimir Tahiri e hengri burgun mbi dyshime, ndersa ky piziveng eshte vertetuar qe ka kurdisur Babalen dhe ben cubin ne Kuvend.

    Përgjigju
  • odiooo: 02/11/2023 11:18

    saliani trim...hapu dhe! Pasi beri seks on line ne salle te parlamentit, tani po na mbron te drejtat tona !

    Përgjigju
  • minushe: 02/11/2023 11:10

    saliani duhet te ishte ne burg por nuk di pse po e tolerojne..TURP sajoi gjithe babalen dhe rri si "intelektual leshi ne parlament... o mjere ne ne dore te kujt kemi rene

    Përgjigju
  • Besi: 02/11/2023 10:58

    Mercenaret e Berishes duan lufte ,.Duhen shpallur organizate kriminale..Gjith hallin e kane se u jane bllokuar financimet e malltezit .

    Përgjigju
    • Erald: 02/11/2023 12:00

      Ndersa mercenaret e Edi Rrokut duan paqe qe te zhvasin pa u shqetesuar.

  • Argita: 02/11/2023 10:54

    Ke popull perfaqson more Saliani Ti nuk ke respekt per veten tende ne radh te par E jo te kete populli per ju deputet te pa moral te pa edukat te pa din e iman Po mir more injorant Saliani paluqja Vokshi Mula tani qe po i vjene fundi plakut mere ku do shkoni ju Sepse edhe Basha nuk ju pranon Gjykata duhet te veproj per ata qe sillen ne kete menyr Por kemi ca gazetar qe sjajne ne gjendje te bejne nje pytje te hajrit Por interisohen qe te marin ne intervist Kriminelin

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 02/11/2023 10:44

    Ky karshillek ne kete institucion do ti kushtoj shume shtrenjte te 140 deputeteve kriminele e te korruptuar. Çmimin e shtrenjta keta 140 kodoshe do ja paguajne popullit shqiptar te detyruar ligjerisht/forcerisht nga SPAK@DEPARTAMENTI USA.

    Përgjigju
  • Populli: 02/11/2023 10:20

    Kto maskarenj zihen per punte e veta,si plas trapi hic per popullin.ti votojme prap si njeren dhe tjetren pale te pakten te shohim si zihen kush asht ma i forti.

    Përgjigju
  • anna: 02/11/2023 10:20

    E mor Sali Krimineli kaq shume borgj te paskemi pase si popull qe nuk po na le rehat njehere te marrim fryme lirish. Po ike more i paudhe i pa kryq ik zhduku ti kemi fale gjitha mekatet me oke qe i ke bere ketij vendi veq ik na ler rehat.

    Përgjigju
    • mapo: 02/11/2023 12:05

      Rroku eshte rehat. Asgje nuk e pengon te na coje perpara.

  • e drejta: 02/11/2023 09:59

    PERBINDESHI I SHQIPERISE E KA EMRIN BERISHA DHE BUDALLENJTE JANE SHPELLARET QE I SHKOJNE PAS FIJES...BANDITET E VENDIT

    Përgjigju
  • Berisha: 02/11/2023 09:41

    Shko nje here ne gjykate o Berishe dhe perballu me drejtesine tone ashtu sic eshte e leqe e mire se ate kemi!Apo do ta besh dhe ti si Ahmetaj qe per sa kohe nuk ju cojn ne gjyq Shqiperia eshte perfekte por kur gjykatat ju therrasin ju ateher ketu ka komplot?!Ishalla ju mer zoti nje here e mire ju 30 vjecarsit qe e keni ber ket vend me keq se ne kohen e Enverit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?