Sot Kurban Bajrami, Nikolla: Gëzuar, dita që kremton fuqinë e besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve

28 Qershor 2023, 08:44| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 08:46

  • Share

1685601834_1662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

“Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit! Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e Besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura. Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan në urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.


Lajmi kryesor:

Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Ditë reflektimi! Rama: Gëzuar! Tabaku e Alibeaj: Më shumë mirësi për njëri-tjetrin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?