Sot Kumbulla sfidon Ibrën, pritet spektakël Milan-Roma! Juventusi ngec sërish! (VIDEO)

26 Tetor 2020, 10:33| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 12:15

  • Share

Nëse nuk mund të flasim që tani për sfida titulli kjo e mbrëmjes së sotme Milan-Roma patjetër që është një duel për zonën Champions. Milani i ka fituar katër ndeshjet e para dhe është në kryesim të Serisë A e do të provojë “arratisjen” ndërsa Roma nuk mund të gabojë.

Ajo që nis në 20:45 nuk është thjesht një sfidë mes kuqezinjve dhe verdhekuqve por është edhe një duel mes Ibrahimovic dhe Kumbullës. Mbrojtësi i Kombëtares do të provojë sonte të frenojë një “bishë” si suedezi. Stefano Pioli trajneri i Milanit e vlerëson Romën një ekip ambicioz dhe ndeshjen e parashikon të hapur e të vështirë. Ndërsa trajneri i verdhekuqve Fonseca thotë se Milani është një skuadër e kompletuar dhe nuk është vetëm Ibra. Milan-Roma sonte premton spektakël.

Ndërkaq Juventusi ka frenuar sërish. Bardhezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Veronën në shtëpi duke koleksionuar barazimin e dytë radhazi. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë me Favilli që kaloi miqtë në avantazh por Pirlon e shpëtoi nga humbja Kulusevski. Në 5 ndeshje të luajtura deri më tani Juventusi në fushë ka fituar vetëm 1. Situata tek kampionët nuk është nga më të mirat./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?