Hapet tuneli i parë që do lidhë Tiranën dhe Durrësin te ish sheshi Shqiponja! Brenda javës hapet një tjetër nënkalim, projekti përfundon brenda 2021

16 Mars 2021, 07:10| Përditesimi: 16 Mars 2021, 08:02

  • Share

TIRANË- Report TV mëson se sot gjatë mesnatës është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin Shqiponja. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.

Ndërkohë mësohet se brenda kësaj jave do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë. Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Por punimet në këtë vepër madhore po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në fund të këtij viti të përfundojë i gjithë segmenti, nga ish-Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ky projekt parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.

1615830683_Sequence03.00001822.Still027.jpg

1615830692_tyneli.jpg

Punimet te ish sheshi Shqiponja

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali: 16/03/2021 00:20

    PO EMORI lULI E SALIU SHIKO KUR TA PRISHIN SI MBIKALIMIN E PARE

    Përgjigju
    • @sali: 16/03/2021 09:05

      Mos e diskuto fare, vetem ate dine te bejne dhe programin me prishje e kane sa te vijne ne pushtet

  • Loni: 15/03/2021 21:22

    Sa mir duhet te ishte hapur qe ne 2003 e lart sepse cdo gje ketu si kabul inatet personale midis partive politike edhe me ne fund te mbaroj ajo zone ankthi trafiku! Gjithsesi arritje per kedo qe do e perdori ate segment rruge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?