Gramoz Ruçi

Sot feston 70-vjetorin, socialistët urojnë Gramoz Ruçin në këtë ditë të shënuar

6 Dhjetor 2021, 15:53| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 16:38

  • Share

Sot është një ditë e shënuar për ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi pasi feston 70-vjetorin e lindjes. Padyshim që në këtë ditë nuk mund të mungonin as urimet nga miqtë e tij socialistë pak muaj pasi u shkëput nga politika.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një foto të Ruçit ku i uron atij edhe 100 vite të tjera.

Teksa i uron ditëlindjen, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilëson Ruçin si një pikë referime për Partinë Socialiste.

Një urim të përzemërt për Ruçin ka pasur edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, teksa shkruan se ai i dha partisë kontribute të pashlyeshme.

Ndërkohë një urim ka pasur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Kujtojmë që Gramoz Ruçi deklaroi tërheqjen e tij nga politika në 30 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, më 12 qershor në ditën kur u mbajt edhe Kongresi i PS-së.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mallakastra: 06/12/2021 16:23

    Edhe ???? te tjera o burre i urte Gramoz!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?