Eklipsi diellor 2024 nga Meksika në SHBA përmes syrit të NASA-s, pamje spektakolare (Pamjet)

8 Prill, 19:48| Përditesimi: 8 Prill, 22:57

  • Share

Eklipsi i parë total diellor ka dhuruar pamje spektakolare sot (8 prill). Spektakli i eklipsit nisi me Meksikën duke udhëtuar nëpër pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë.

NASA ka transmetuar drejtpërdrejt pamjet spektakolare. Ky është eklipsi total diellor më i gjatë në mesin e atyre të dukshëm nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 1806. 

Çfarë është një eklips diellor?

Eklipsi i plotë diellor përshkruajti një rrugë të tërësishme prej 115 miljesh në pjesë të Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. 

Kur është eklipsi i ardhshëm total diellor pas vitit 2024?

Një eklips i plotë diellor nuk do të jetë përsëri i dukshëm në SHBA deri më 22 gusht 2044. Eklipsi i ardhshëm nuk do të ketë shtrirjen e gjerë në të gjithë SHBA si ky i sotmi. Rruga e tij do të përfshijë vetëm tre shtete. Ai do të fillojë në Grenlandë, do të përfshijë Kanadanë dhe do të përfundojë rreth perëndimit të diellit në Montana, Dakota e Veriut dhe Dakota e Jugut.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?