Punëtorët e Rindërtimi

1 maji, Rama mesazh për punëtorët e Rindërtimit: I kthyen buzëqeshjen familjeve të prekura nga tërmeti! Meta: Ditë reflektimi dhe jo feste

1 Maj 2022, 08:52| Përditesimi: 1 Maj 2022, 16:36

  • Share

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. 

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kryeministri Edi Rama, në këtë ditë ka falënderuar punëtorët që bënë realitet projektin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku mijëra banorë mbetën pa shtëpi.

‘Mirëmengjes dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë.’- shkruan Rama.

Me rastin e 1 majit, mesazhin e tij ka dhënë edhe presidenti Ilir Meta. Ai tha se kjo nuk është një ditë feste, por reflektimi, duke i vënë theksin faktit se duhet të ndalen menjëherë abuzimet në punë. Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot njerëzit e punës në Ditën Ndërkombëtare të Punës. Urimin e saj dërgoi edhe ministria e Jashtme, Olta Xhaçka. 

Ora 16:29
1 maji, ministrja e Jashtme: Nderimet për burrat dhe gratë që punojnë për një shoqëri dhe vend më të mirë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur të gjithë burrat dhe gratë që punojnë me rastin e 1 majit.

“Në këtë Ditë të Punës ne shprehim nderimet tona për të gjithë burrat dhe gratë që punojnë për të bërë jetën tonë, shoqërinë dhe vendin tonë më të mirë. Ne vlerësojmë përpjekjet dhe përshëndesim punën tuaj të palodhur.”, shkruan Xhaçka.

Ora 12:59
1 maji, Meta: Ditë reflektimi dhe jo feste! T’i japim fund abuzimeve në punë

Presidenti Ilir Meta me rastin e 1 majit, tha se kjo nuk duhet të jetë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha kushtet e punës në Shqipëri. Sipas tij punët jo të mirëpaguara, pa kontrata të rregullta dhe pa sigurime shëndetësore duhet të marrin fund!

Ai e ka shoqëruar postimin e tij në Facebook me disa fotografi nga tubimi i ditës së sotme përballë kryeministrisë.

“1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!  Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale. Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!”, shkruan Meta.

Ora 10:14
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot njerëzit e punës me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.

“Sot është Dita e mirënjohjes ndaj punëtorëve. Ndaj thjeshtësisë e madhështisë së njerëzve të punës.

Atyre që ditë pas dite, në heshtje, me mundin, durimin dhe talentin e tyre, ndërtojnë jetën e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve.

Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës.  Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre. Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë.

Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia.  

Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria.

Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore.

Përballë njerëzve të punës, që krijojnë të mirat për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet.”, shkruan në mesazhin e saj Nikolla.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eldi: 01/05/2022 14:52

    Me bejet qejfi qe ne nje menyre sado te voglet tregohet respekti dhe mirnjohja ndaj punetoreve nga ana e kryeministrit

    Përgjigju
  • redi 10: 01/05/2022 12:40

    gezuar gjithe punetoreve sot.fal tyre cdo gje merr jete dhe cdo gje del ne drite.

    Përgjigju
  • kejsi leka: 01/05/2022 12:33

    Gezuar 1 majin heronjeve te rindertimit

    Përgjigju
  • Elton: 01/05/2022 12:07

    Keta punetore kane bere nje pune te mrekullueshme duke punuar ne menyre te palodhur . Ta gezojne diten e tyre .

    Përgjigju
  • Besnik: 01/05/2022 12:05

    Keta njerez duhen falenderuar cdo dite pasi kane bere nje pune te mrekullueshme me rindertimin e shtepive te demtuara nga termetj

    Përgjigju
  • Gjoni: 01/05/2022 11:57

    Gezuar diten e punetoreve!Falenderime per te gjithe punetoret qe punojne pa u lodhur dhe me dinjitet ne ndertim????????

    Përgjigju
  • Era: 01/05/2022 11:45

    Puna e tyre mund te jete shume e lodhshme por ne fund fare cdo gje harrohet kur shikon gezimim e familjeve qe jane prekur nga termeti.Ju lumshin duart punetoreve.

    Përgjigju
  • Mira: 01/05/2022 11:39

    Fal punes tuaj te pa lodhur shqiperia ka ndryshuar dhume faleminderit qe na e keni zbukuruar vendin dhe i keni dhen bukurin we e meriton

    Përgjigju
  • Kelvin: 01/05/2022 11:17

    Gezuar te gjitheve festen e puntorve sidomos atyre qe punojne fort per vendin tone

    Përgjigju
  • Enis: 01/05/2022 11:08

    Nje falenderim per te gjithe puntoret e palodhur qe punuan fort per te rindertuar banesat

    Përgjigju
  • Mentor: 01/05/2022 11:05

    Duhet te jemi shume falenderues ndaj ketyre punetoreve te palodhur qe bejne te mundur ndertimin e shtepive ????????

    Përgjigju
  • Don: 01/05/2022 10:56

    Pun te palodhur bejne brravo

    Përgjigju
  • Mamaqi: 01/05/2022 10:24

    Nje falenderim nga zemra shkon per ata puntor te palodhur qe u rikthyhen shtepite njerezve te prekur nga termeti

    Përgjigju
  • Drita: 01/05/2022 10:14

    I falenderojme vertete pasi kane bere nje pune te mrekullueshme, me vjen mire qe i jepni rendesine e duhur punetoreve

    Përgjigju
  • Aldi: 01/05/2022 09:55

    Hallall e mbajti llafin Edi. I tha the do ja u ndertoj dhe po i ben

    Përgjigju
  • limi: 01/05/2022 09:53

    shume e drejt fal tyre shume familje te prekura nga termeti dhe jan me te vertet per tu falenderuar

    Përgjigju
  • Armenda Mance: 01/05/2022 09:52

    Suport duartrokitje dhe mirnjohje meritojne te gjithe ata puntore qe punuan per tu dhene strehe te demtuarve

    Përgjigju
  • Pavllo: 01/05/2022 09:49

    Punetoreve duhet tiu jemi te gjithe falenderues sidomos atyre te termetit te cilet punuan fort per te rindertuar banesat sa me shpejt qe familjet e prekura mos te jetonin me ne qiell te hapur.

    Përgjigju
  • Lida: 01/05/2022 09:48

    Gezuar diten e puntorve! Me te tilla vepra marrin jete premtimet dhe mbeshtetja ndaj qytetareve te vendit tone!

    Përgjigju
  • Drini: 01/05/2022 09:29

    Ne foto asnje nga punetoret nuk eshte i mbrojtur sipas rreegullave te sigurimit teknik. Rendesi ka qe Arben Ahmetaj ti shkoje deri ne fund , pa dhene askund llogari , se me cfare kosto ndertimi dhe cfare cilesie po ndertohen banesat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?