Balona në formë zemre në sheshin 'Skëndërbej'

FOTOT/ Sot dita e Shën Valentinit....Tirana dhuron dashuri, mbushet me zemra të kuqe

14 Shkurt, 08:24| Përditesimi: 14 Shkurt, 11:50

  • Share

Dita e Shën Valentinit, dita e dashurisë është këtu! 14 shkurti ka qenë gjithmonë më i veçantë se çdo ditë tjetër e të njëjtit muaj. Pothuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit si një festë për dashurinë.

Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë.

Të gjithë ‘vrapojnë’ me nxitim të rrëmbyer nga rutina, por kjo ditë nuk mund të kalojë pa marrë vëmendjen tonë. E ndërsa ecim nëpër rrugët e Tiranës, nuk mund të mungojnë fotot në rrugët e mbushura me zemra.

Dita e Shën Valentinit mishëron shpirtin e dashurisë. Kjo ditë na mëson të vlerësojmë dashurinë në çdo formë të marrëdhënieve tona.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?