Sot dita e fundit e stinës së verës, sinoptikania në Report Tv: Vjeshta nis me reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave

16 Shtator 2022, 13:18| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 15:02

  • Share

Që prej ditësh së sotme ndryshimet e temperaturave kanë konfirmuar fundin e stinës së verës duke i lënë rrugën shtatorit me një ulje të ndjeshme temperaturash. E ftuar në Report Tv dhe e intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, sinoptikania Mimoza Demiri bëri me dije se ky shtator nuk do të jetë i nxehtë ashtu siç pritet por do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave shoqëruar me reshje shiu. Dita e sotme shënoi fundin e stinës së nxehtë të verës.

‘Duke filluar që nga dita e sotme moti do të ketë ndryshime siç u vu re edhe në kryeqytet që nisën reshjet. Me intensitet reshjesh nata. Me intensitet stuhish do të ketë në disa zona të veriut.

Njëkohësisht vlen të theksohet edhe elementi erë. Për këtë arsye të kemi një rënie prej 2 gardësh. 35 gradë u regjistrua me e lartë në 3 qytete. Dhe sot po presim të shkojë në 33 gradë. Edhe ditën e nesërme do kemi rënie të temperaturave. Duke filluar nga fundjava do kemi reshje me intensitet të dobët. Duke filluar nga e diela do kemi një stabilitet dhe duke filluar nga e hëna e 19 shtatorit do të kemi një stabilitet

Sot mbyllet vera do të kemi një ulje por jo në temperatura pasi do të jenë rreth 30 gradë.’- tha sinoptikania në Report Tv.  

Reshjet në vend kanë filluar në zonat malore. Ndërsa edhe një javë më parë, zona e Pedonales në Shkodër u përmbyt për shkak se ku uji vërshoi nëpër rrugë pasi kanalizimet ishin të bllokuara. Sërisht parashikimet presin prurje të mëdha në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Matit.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?