Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, çfarë ndodhi në 22 nëntor 1908 në Kongresin e Manastirit

22 Nëntor 2022, 11:18| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 13:54

  • Share

Në Kongresin e Manastirit 22 nëntori është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, I zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata.

Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është  festë kombëtare.

Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Ora 13:53
Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Nikolla: Tipar thelbësor i kombit shqiptar

1668879826_20220224104945kyiv696x431.jpg

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

“Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, i cili u mbajt nga 14-22 nëntor 1908, ishte sa produkt logjik i ngjarjeve, ashtu edhe paraprurës i zhvillimeve të pritshme të Shqipërisë.

Vendimi i dijetarëve shqiptarë për unifikimin e Alfabetit të gjuhës shqipe nuk ishte thjesht një akt iluminist, por shprehje e Rilindjes Kombëtare dhe një veprim që synonte të forconte unitetin kombëtar dhe lëvizjen për pavarësi.

Unifikimi i Alfabetit i parapriu aktit të Ismail Qemalit dhe patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. “Lufta me kartë e me pëndë” i ndriçoi rrugën “luftēs me barut e me armë”.

Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar.

Sot Abetarja e unifikuar është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.”, shkruan Nikolla.

Ora 12:23
Dita e alfabetit të gjuhës shqipe, Meta: Mirënjohje për kolosët dhe rilindësit e vërtetë të kombit

1669116200_3159678196886769859608732099722623814792578n.jpg

Në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, kryetari i PL-së ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Meta shprehu mirënjohjen për kolosët e gjuhës shqipe dhe rilindasit e kombit.

“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës tonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta.

Mirënjohje për kolosët e gjuhës shqipe dhe Rilindasit e vërtetë të kombit, që 114 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve dhe i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë.”- shkroi Meta.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vera: 22/11/2022 13:13

    Cudi. Mendova se alfabetin e kishte krijuar Rama....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?