Pamje nga pelegrinazhi vitin e kaluar

Sot dhe nesër pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia merr masa! Por si do të ruhet distancimi fizik?

12 Qershor 2020, 09:35| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 11:59

  • Share

Sot dhe nesër do të zhvillohet pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, por në kushtet kur jemi ende në gjendjen e fatkeqësisë natyrore nuk dihet si do të ruhet distancimi social, ndërkohë aty grumbullohen mijëra njerëz.

Sipas kryeministrisë, deri më datë 23 Qershor, kur është edhe gjendja e fatkeqësisë natyrore do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.

Por pavarësisht kësaj, policia e Lezhës ka publikuar planin e masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Masat e marra
- Nga ora 08:00 datë 12.06.2020 - ora 24:00 datë 13.06.2020 do të kufizohen disa segmente rrugore në lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë:|
-“Nga kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga kryqëzimi i gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë thotë se kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

Kufizime të tjera rrugore
– Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit dhe të pelegrinëve, përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 12/06/2020 12:26

    Të mos lejohen jo thjesht për Covidin por nuk kanë pune të zaptojne vendet publikë! Kush do kishe e xhami le të festoje në shtepi të vet, nuk duam te shohim nga këto gjera! Nuk duam as Bajrame e as Pashke!

    Përgjigju
    • Lui: 12/06/2020 14:02

      Kafsha, ndoshta hera e pare qe jam plotesisht dakord me ty..

  • Adi: 12/06/2020 10:27

    Zoti i rujt e po sju kapi per shtat dit shpetut

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 12/06/2020 10:13

    Ju ndaluat faljen e Fiter Bajramit qe vinte pas nje muaji agjerimi qe te kryhej ne sheshin Skenderbej per aresye te mosperhapjes se Covid-19 po ne kishen e Lacit qe fluksi i njerezve eshte akoma me i madh. Pse nuk del kryepeshkopi George Frendo qe ti beje thirrje besimtareve te tij qe te mos grumbullohen kete vit. Edhe ne Meke qe eshte kryeqendra e islamizmit boteror per shkak te pandemise Covid-19 eshte ndaluar cdo aktivitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?