Pashkët ortodokse, fluks në pikat e kalimit kufitar me Greqinë! Mbi 5600 emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica

15 Prill 2023, 09:49| Përditesimi: 15 Prill 2023, 23:13

  • Share

Fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptare që kthehen për të festuar Pashkët ortodokse. 

Gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se situata momentalisht është e qetë, po punohet me 6 sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje) nga pala jone, ndërsa pala greke po punon me 2 sportele.

Radhë të gjata dhe fluks emigrantësh janë shënuar edhe 2 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës në Gjirokastër. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë kanë hyrë rreth  5000 persona, ndërkohë që e njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/04/2023 01:25

    Ata skllever po e mbajne gjalle ekonomine e Shqiperise,kush kujton se e mban, uzinat e fabrikat qe shkaterroi Saliu,turizmi i Rames,firmat e ndertimit,apo bashkepatriotet e tu ne Shqiperi, qe kalojne 3/4 e dites mes kafeneve,telenovelave turke e BBV?!

    Përgjigju
  • Alb: 15/04/2023 10:02

    Erdhen skllevrite e greqis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?