Sot 5 të arrestuar për drogë dhe armë në Kavajë e Tiranë! Balla: Operacionet 'Tempulli' dhe 'Sundimi i Ligjit' vijojnë, presim më shumë rezultate

12 Nëntor 2023, 11:25| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 11:28

  • Share

1698406431_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulan Balla ka reaguar lidhur me arrestimet e 5 personve të tjerë gjatë ditës së sotme në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe Sundimi i Ligjit” në Tiranë dhe Kavajë.

Ai tha se operacionet vijojnë dhe se priten çdo ditë e më shumë rezultate.

Reagimi i plotë i Ballës:

Garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” vijojnë të ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në  Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.

Në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Presim më shumë rezultate çdo ditë.


Lajmi kryesor:

Operacionet ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’, 5 të arrestuar në Tiranë dhe Kavajë për trafik armësh e drogë! Balla: Presim më shumë rezultate


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?