Sot 4 vite nga tërmeti tragjik i mëngjesit të 26 nëntorit! 51 shqiptarë humbën jetën dhe 1 mijë të tjerë u plagosën

26 Nëntor 2023, 09:43| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 22:57

  • Share

Sot mbushen plot 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit  i vitit 2019 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1 mijë persona të plagosur.  

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë shkaktoi dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave banorë në disa qytete si Durrës, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë dhe Tiranë, ndërkohë që ende sot ka banorë që nuk janë sistemuar nëpër banesa.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.

Shumë shtete u solidarizuan me Shqipërinë pas ngjarjes tragjike duke shprehur këtë nëpërmjet ndihmave të shumta humanitare dhe financiare, si dhe duke sjellë forcat e kërkim shpëtimit të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave të viktimave nga gërmadhat.

Sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar vetëm disa foto nga Thumana e cila ishte një prej zonave më të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm. Në fotoalbumin e publikuar, shihet sesi zona e Thumanës është shndërruar totalisht nga çfarë ishte pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Ora 12:03
Katër vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Rama publikon foto nga Thumana e rindërtuar

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot tërmetin tragjik të 4 viteve më parë që u mori jetën 51 personave. Nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, Rama ka postuar foto nga rindërtimi i disa lagjeve të Thumanës, një prej zonave pothuajse të shkatërruara totalisht nga tërmeti.

Për rindërtimin e apartamenteve dhe banesave private në Thumanë u përdorën fonde të mbledhura nga bamirësia e shqiptarëve dhe gjithashtu nga fondi i rindërtimit të caktuar nga qeveria.

"Ti nuk do jesh kurrë vetëm. Thumanë 23 nëntor 2023"- shkruan Rama. 

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?