Ismail Qemali

Sot 105-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë! Begaj: Na udhëzoftë vizioni i tij perëndimor për shtetformim

24 Janar, 12:29| Përditesimi: 24 Janar, 12:41

  • Share

Sot mbushen plot 105 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe kryeministrit të parë të shtetit shqiptar. Me këtë rast ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj i cili në një postim në facebook, shkruan se Shqipëria do ta respektojë Ismail Qemalin përjetësisht si ‘babain e kombit’.

“Shqipëria do ta respektojë përjetë si babain e kombit, Ismail Qemalin. Na udhëzoftë urtësia, vizioni perëndimor për shtetformim dhe vepra e këtij burri shteti!”- shkruan Begaj.

Ismail Qemali, i biri i Mahmut Nedim beut lindi në Vlorë në vitin 1844, ku kreu edhe shkollën fillore. Më pas shkollën e mesme e vazhdoi në Janinë ku mësoi greqishtjen e vjetër, latinisht dhe frëngjisht.

Kur ishte vetëm 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll. Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës.

Në vitin 1900,  për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar dhe u nis bashkë me familjen për në Francë. Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë, mbi Vlorë.

Sot mbushen 103 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. I biri i Mahmut Nedim beut I cili u lindi  në Vlorë, në vitin 1844, shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më pas vazhdoi të mesmen në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht.

Kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll. Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës.

Në vitin 1900,  për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?