SPECIALE/ Jetët e shuara në 50 sekondat tragjike të 26 nëntorit...Histori njerëzore nën rrënoja (VIDEO)

26 Nëntor 2020, 13:45| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 14:04

  • Share

Teksa i afrohemi fundit të një 2020-te të vështirë, mëngjesi i hershëm i 26 nëntorit na rikthen te përjetimet e 50 sekondave të një viti më parë që ndryshuan rrënjësisht jetën e mijëra shqiptarëve.

Lajmi tragjik për një gjyshe të shuar nën rrënojat e palleteve të Thumanës shënoi vetëm pikënisjen e një kalvari të gjatë raportimesh  për jetë të humbura, të plagosura e mijëra familje të mbetura në qiell të hapur.

Vëmendja ishte e gjitha në Thumanë dhe Durrës, qw rënkonin nën rrënojat e dhjetra shtëpive e pallateve të shembura. Ende pa mbërritur forcat civile, zjarrëfikësit dhe grupet e shpëtimit, ishin banorët ata të cilët gërmuan të parët me thonj. Askush prej nesh nuk harron heroin e parë, Astrit Kolë Vlashi i cili nxori të gjallë 2 gra, një fëmijë dhe një burrë në Thumanë.

Por shpëtimi i këtyre personave do ishte ndër lajmet e pakta të mira që do vinte nga Thumana. Familja e parë që u shua ishte familja Greku. Burrë e grua, Pëllumb dhe Çelike u nxorën  të pajetë nga rrënojat, djali i tyre Saimiri ndërroi jetën në spital.

Bilanci nuk mund të ishte më shumë tragjik për familjen Cara, 7 jetë të humbura, mes tyre Almiri 26 vjec, që ndërroi jetë në krahët e të fejuarës së tij Stela, Erisa 25 vjece, vëllai i saj Hasani, 18 vjeç dhe Sadajana 21 vjece.

Fytyrën e Drita Cakonit e pamë për herë të parë në pashaportën e saj, të cilën e mbante në dorë daja që e kërkonte te Spitali i Traumës. 15 vjecarja nuk u nxorr e gjallë nga pallati i shkatërruar. Orëve të gjata nuk u mbijetoi as babai i saj, Kastriot Cakoni. Alesion 10-vjecar, e shpëtoi guximi dhe dëshira për jetën teksa u hodh nga dritarja e katit të pestë.

Nëntori i vitit 2019 e bën të paharrueshme imazhin e Dienës dhe Esielës, nënë e bijë që nuk ia dolën dot, Esiela 8-vjecare nga forca e betonit dhe Diena nga humbja e vajzës së saj. 30-vjecarja ndenji 12 orë e përqafuar me të bijën poshtë rrënojave dhe nuk donte të dilte nga aty pasi vajza e saj kishte ndërruar jetë.  E sikur të mos mjatonte, Diena humbi dhe nënën e saj, ndërsa 5 vite më parë kishte humbur bashkëshortin, piktorin Dorian Karanxha.

Lëkundjet e fuqishme të 26 nëntorit 2019, nuk kursyen asnjë prej pjesëtareve të familjes Reci. Ata jetonin në lagjen 18 të qytetit bregdetar, në një pallat 6-katësh, që u shemb i gjithë. Të katër pjesëtarët e familjes, Eduard Reçi, 54 vjeç, bashkëshortja Dolora Reçi, 49, si dhe dy fëmijët, Kristi 25 vjeçe dhe Klaus 21, u nxorën nga gërmadhat pa shenja jete.

Sytë e gjithë shqiptarisë u kthyen nga vila e familjes Lala në zonën e ish-kënetës në Durrës, aty ku në kërkimet tre ditore nën rrënoja ende rrinte zgjuar shpresa për të mbijetuar. 8 anëtarë dolën të pajetë, mes tyre dy binjakë 2-vjecarë. 

Një lavatriçe shpëtoi mrekullisht të vetmin që doli gjallë nga rrënojat, Ramë Lalën 19-vjeçar.

Askush nuk e harron Kristjan Precin, 26 vjecarin që i shpëtoi tërmetit por jo vdekjes. I sapo dalë nga burgu për një arrestim të padrejtë siç avokati shprehej, ai i shpëtoi me lëndime të vogla pas lëkundjes 6.4 ballë, por ndërroi jetë pasi makina që e shoqëronte për në spital doli nga rruga.

Lëkundjet e tërmetit rezultuan fatale për dy vëllezërit kosovarë, Shemsedin  dhe Isa Abazi. Tërmeti i së martës në 03:54 i zuri në gjumë në dhomën e hotelit në Durrës, teksa pas orësh të tëra u nxorën të pajetë nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Shumë u kritikuan, e shumë thanë se nuk kishin pajisje, por heronjtë e vërtetë ishin ata. Zjarrfikës, efektivë policie, të ushtrisë e ekipeve të emergjencës dhe nga shumë vende të huaja, që lanë pas familjet e tyre e rrezikuan jetën për misionin fisnik që ata kanë zgjedhur: shpëtimin e jetëve.

1 vit nga tragjedia që mori 51 jetë, mësimin më të rëndësishëm na e dhanë ata që humbën të shtrenjtët e tyre por ia dolën ti gëzoheshin sërish jetës. Një prej tyre është Almir Cara i cili nuk u dha lamturinë 7 familjarëve të tij, por jeton për ta duke treguar forcën më të madhe njerëzore.

Alesio Cakoni dhe Aurel Lala, do mbahen gjithmonë mend si dyshja trimufuese e 26 nëntorit tragjik të 2019-ës.

Arben Cara është shef i repartit zjarrfikës të stacionit numër 3 në Tiranë. Ai kaloi sprovën më të dhimbshme që një njeri mund të përjetojë, të nxjerrë nga rrënojat familjarët e pajetë.

Dhimbja mbeti e freskët për shumë gjatë. Javë pas lëkundjeve të 26 nëntorit në Durrës e Thumanë shihje vec njerëz me lot në sy, duar nën rrënoja që kërkonin tëshpëtonin kujtimet e fundit.

Sot, ajo çka ka mbetur është hija e atyre godinave që dikur mbusheshin me zërat e familjarëve dhe zhurma e makinerive të cilat po përpiqen të rindërtojnë e të kthejnë normalitetin, por kurrë më njësoj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ajo: 26/11/2020 22:28

    Zoti u dhente force gjithe atyre qe humben familjet ate dite , ose njerezit e dashur. Vetem ata e dine si ndihen askush tjeter. Shteti nese si ka ndihmuar me shtepi dhe pune turp. Forca Edi Rama tregoje veten se te votuam

    Përgjigju
  • Durrsaku: 26/11/2020 15:32

    NUK KALOHET DHIMBJA O EDI RAMA ME PERQAFIME APO ME TAKIME FUTBOLLISTASH,,DUHET TE NDERTOSH SHTEPI TE BUKURA ME PLANIMETRI MODERNE ,,QE TE FUTEN NJEREZIT NE SHTEPI...NDRYSHE ATO VOTA I KE KUNDER...

    Përgjigju
  • Bashkevuajtesi: 26/11/2020 15:07

    Dhe ne qe nuk humbem njerez te dashur na duket sikur te gjithe keta qe nuk ja dolen ishin njerezit tane. Lot, dalin natyrshem, jemi kaq te keqtrajtuar, shtypur e perdhosur nga qeverite tona. Kaq pak njerez, sa shume dhimbje. Tani edhe rindertimin do e perdorin si arritje ne zgjedhjet e Prillit duke na treguar sesa te "zote" ishin e ja dolen. Ne fakt edhe kjo qeveri tregoi sesa e pangopur eshte dhe ben show ne kurriz te gjithe viktimave. Ishte po kjo qeveri qe gjoja me vleresimet e eksperteve la ato familje ne banesat qe u kthyen ne mort per ta. Perpiqen te na hedhin hi syve se eshte faji i qeverive te meparshme per ndertimet pa leje, pa urbanistike, e ka studime gjeologjike kur ne fakt duhet te shohin punen e tyre te lodhur qe kane bere. Kemi 30 vjet vetem vuajtje dhe PADREJTESI. Termeti duhet te kishte zene ata 140 deputet ne Kuvend e jo njerez te pafajshem qe do dite e gdhinin e ngrysnin me sacrifice te madhe. Te prehen te qete te gjithe, ata qe mbijetuan shpresoj te gjejne motivin per ti dhene jetes se tyre nje kuptim.

    Përgjigju
  • Viktime. Nga termeti: 26/11/2020 14:55

    ME CDO KUSHT ME 25 PRILL DUHET LARGIMI I KESAJ QEVERIE MASHTRUESE DHE TI HAPET SHPRESA E TE DEMTUARVE NGA TERMETI ME NJE QEVERI TJETER QE NE CDO DREJTIM DO JETE ME E MIRE SE QEVERIA MASHTRIMIT RAMA

    Përgjigju
    • Ai cuni: 26/11/2020 16:23

      Ik mer rrot k...i kush o shpresa me ilir hajdut fshatari, sali sytopja i vdekur i pakallur apo dr monika me lolo lulin

  • Sa keq: 26/11/2020 09:15

    Po si ste vjen turp o kryeminister hajdut, duket puna cfare bere per 1 vit, e kane nen lekure stresin njerezit vete cfare po heqin ndaj keto tituj lajmesh nuk ta zbardhin dot faqen. Je i zi, e kjo duket edhe kujt ja ke lene menaxhimin e parave te miqve te shqiperise, ja ke lene kryehajdutit tend. Sa keq ka per te shkruar historia per ty as ne enderren me te keqe nuk e imagjinon dot

    Përgjigju
  • Bes: 26/11/2020 09:06

    VRASES ke vrar familjet e thumanes dhe ti je pergjegj i drejt perdrejt per ato vdekje instituti urbanistikes i kishte nxjer te pa banushme ato pallate. Po mos kishe vjedh sic vjedh ato familje do ishin gjall.

    Përgjigju
  • Ggg: 26/11/2020 08:15

    E cfare do thote??? Apo qe e mbajten premtimin dhe i rindertuan shtepite.... cfare genjeshtari....

    Përgjigju
    • Anonimous: 26/11/2020 09:13

      Shpit po ndertohen dhe jan duke u rindertu madje disa persona dhe kan perfitu nga termeti duke ri ndertuar shpiat e vjtra ku faktikisht nuk kan banuar por kan deklaruar sikur banojn aty.!

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?