Eksperti për të drejtat në punë Edison Hoxha, në një intervistë për Report Tv, thotë se dy janë problemet kryesore të punëtoreve në Shqipëri, çështja e pagave dhe kushtet në punë. Sipas Hoxhës dy sektorët që janë më problematikë për trajtimin e punonjësve në Shqipëri janë sektori i ndërtimit dhe i punëtorëve të minierave.
‘Na shqetëson çështja e pagave të ulta dhe kushtet në pune. Këto janë dy çështjet kryesore që duhet të adresohen. Sa i takon kushteve për sigurinë në punë këto janë kushtet kryesore nga kompanitë, por shumicës së punonjësve nuk u garantohet siguria në punë. 187 aksidente në punë, 31 punonjës kanë humbur jetën në vendin e punës vetëm gjatë 2022. Është një numër i madh dhe i papranueshëm që të ndodhë në këto shifra. Në kushtet e një ekonomie që ne kemi 31 punonjës që kanë humbur jetën janë vërtet shumë. Në sektorin e ndërtimit 10 punonjës, në sektorin e minierave kanë humbur jetën 5 persona.
Kemi një problematikë tjetër sa i takon edhe shëndetit të punë. Sektori i ndërtimit është më problematik qoftë s ai përket sigurisë në punë por edhe deklarimit të pagave. Sektori i minierave është më i formalizuar. Edhe sektori i minierave është problematik. Po ashtu edhe sektori i prodhim përpunimit është problematik. Po ashtu edhe shërbimet delivery kanë një rrezikshmëri të lartë. Gjatë viti 2022 ka dalë një problematikë e mprehtë edhe nga ky sektor.’- tha Hoxha.
Hoxha theksoi se kërkon nga qeveria që të mos ngelen vetëm tek fjalët por të kthehet në veprime konkrete.
M.Q.//ReportTv.al‘Ne kërkojmë të mos ngeli vetëm tek fjalët por të kthehet në veprime konkrete. Të fillojë një dialog i hapur me të gjitha palët që janë të interesuar për këtë proces.’- tha Hoxha.