Politikë

Soreca-komisionerëve në qendrën e votimit në Tiranë: Shumë njerëz jashtë po i ndjekin zhvillimet, dua t’u vë pak në presion që të dini rëndësinë, e të bëni punën mirë (VIDEO)

25 Prill 2021, 08:55| Përditesimi: 25 Prill 2021, 09:49

  • Share

Ambasadori i  BE në Tiranë Luigi Soreca ka qenë në qendrën e votimit nr 1981 në Tiranë ku ka vëzhguar nga afër procesin e otimit si dhe u ka dhënë një mesazh komisionerëve lidhur me rëndësinë që ka ky proces. Ambasadori tha se ka shumë njerëz që po e ndjekin nga jashtë procesin ne votimit në vend, duke iu referuar këtu ndërkombëtarëve, ndaj u kërkoi komisionerëve që ta bëjnë punën sa më mirë.

“Ne do të shikojmë punën tuaj do të mbështetemi te puna që ju do të bëni dhe gjithçka ka të bëjë me procesin. Ka shumë njerëz që po i ndjekim zhvillimet në Shqipërisë jashtë Shqipërisë por nuk dua tu vë shumë në presion por pak në presion që ta dini rëndësinë në mënyrë që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, tha Soreca nga shkolla “Dora Distra”.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?