Politikë

Soreca: Zgjedhjet të rëndësishme për integrimin! Shit-blerja e votës dënohet me ligj, siguroni zgjedhje transparente dhe të ndershme

19 Prill 2021, 12:59| Përditesimi: 19 Prill 2021, 13:23

  • Share

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca foli nga Elbasani për shqetësimin e  shit-blerjes së votës duke thënë se ajo është vepër penale.

"Dëgjuam këndvështrimet e tyre e rëndësishme që këto zgjedhje të jetë të lira, të sigurta dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë re4zultatin  e zgjedhjeve. Fenomeni  shqetësues i shitblerjes së botës dënohet me ligj dhe është vepër penale, dhe kemi një shqetësim edhe për shitjen e  votës e cila është gjithashtu krimi që dënohet. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill. Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme  jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të ardhmen e  vendit në BE", tha Soreca


Lajmi kryesor:

Soreca, Zingraf dhe Barsacq nga Elbasani: Zgjedhjet test për integrimin, 40 ekipe nga BE për monitorimin! Partitë të pranojnë rezultatin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?