Luigi Soreca dhe Naureda Llagami

Soreca takon kryetaren e KLGJ: Plotësimi i pozicioneve të mbetura mbetet një përparësi

25 Shtator 2020, 14:45| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 14:55

  • Share

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Soreca shkruan se këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Sipas tij, plotësimi i pozicioneve të mbetura nga Gjykata e Lartë mbetet një përparësi kryesore.

U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”, tha Soreca.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?