Ambasadori i BE Luigi Soreca dhe kryetarja e KLGJ Naureda Llagami

Kronikë

Soreca takon kryetaren e KLGJ: Efikasiteti, fjala kyç në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

23 Qershor 2021, 10:35| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 12:40

  • Share

'Efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi'.

Kështu shkruan ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca pasi është takuar me kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Soreca shprehet se BE mbështet punën e KLGJ duke theksuar se efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të reformës në Drejtësi.

“Kënaqësi të diskutoja me kryetarin e KLGJ Llagami rreth përparësive të këshillit, avancimit në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. Be do vazhdojë të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan ai. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?