Soreca dhe Gacek

Soreca takon kreun e misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet: Gati të ndihmojmë, vëzhgimi diplomatik do të jetë si gjithmonë

24 Mars 2021, 10:23| Përditesimi: 24 Mars 2021, 11:30

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren Jozefa Gacek, e cila është drejtuese e misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmin e ka dhënë vetë Soreca në një postim në rrjetet sociale.

"Ne diskutuam gjendjen e përgatitjes për ditën e zgjedhjeve, në veçanti mbikëqyrjen e tyre. Vëzhgimi diplomatik do të vendoset si zakonisht dhe Bashkimi Evropian qëndron gati për të ndihmuar misionin", ka shkruar Soreca.

Delegacioni i Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet 25 prillit ishte në Tiranë për një vizitë pune.

Para disa ditësh delegacioni ka organizuar një konferencë online me mediat. Kryesuesja e delegacionit, Urszula Gacek tha se OSBE pret të shohë zgjedhje me standarde.

"Do të shkruajmë 3 raporte, një de e publikojmë dhe pasi të shkojmë në vendet toma. e rëndësishme ajo që do themi një ditë pas zgjedhjeve, do tregojmë me detaje se çfarë kemi parë gjatë zgjedhjeve, do të qëndrojmë deri në 17 maj që të mbikqyrim gjithçka se çfarë ndodh në këto zgjedhje", tha ajo.

Gacek tha se për shkak të masave anti COVID do të jetë një mënyrë e re votimi dhe kjo është një sfidë në vete për zgjedhësit.

Delegacioni kryesohet nga ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhej nga Nënkryetarja e Misionit, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, analist ligjor, Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR.

Qëllimi i vizitës së Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor. Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it ndodhet në Tiranë me ftesë të qeverisë shqiptare.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?