Gjatë takimit të ambasadorit Soreca me Artur Metanin

Kronikë

Soreca takon Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Metani: E përgëzova për punën, BE e mbështet

26 Mars 2021, 09:28| Përditesimi: 26 Mars 2021, 09:31

  • Share

Bashkimi Evropian mbështet Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri me asistencë teknike për rritjen e efikasitetit të këtij institucioni. Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, vetë ambasadori i BE-së në Tiranë Soreca pas një takimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani.

Teksa jep detaje për takimin, Soreca shkruan e ka përgëzuar z. Metani për vitin e parë të punës.

"I lumtur që u takova serish me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për të rritur më tej efikasitetin e tij", ka shkruar Soreca.

Kujtojmë se ILD ka qenë deri tashmë një institucion i suksesshëm në vetëm kaq pak kohë funksionaliteti. Vetëm në një vit, përmes denoncimeve të ILD janë penalizuar për shkelje të rënda disa gjyqtarë si Enkelejda HoxhaMarkelian Kuqo dhe Shkëlqim Miri

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?