Bajram Begaj dhe Luigi Soreca

Soreca takohet me Presidentin Begaj, delegacioni i BE-së: Vlerësoi rolin e Shqipërisë si aktor konstruktiv rajonal

12 Shtator 2023, 18:31| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 18:46

  • Share

Ambasadori Luigi Soreca, i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka takuar Presidentin Bajram Begaj. Në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, siç njofton delegacioni i BE-së në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale. 

Soreca më tej inkurajoi vendin tonë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së si. Ndërkaq vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

"Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipëris në BE. Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal. Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë", thuhet në reagim.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?