Soreca: Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë

28 Maj 2020, 15:24| Përditesimi: 28 Maj 2020, 15:25

  • Share

1590164237_luigisoreca.jpg

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë thirrje se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë implementimin e saj më shumë se kurrë duke hedhur poshtë çdo aludim të ndërhyrjes së saj. Duke shpërndarë një shkrim të shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, për reformën në drejtësi, edhe ambasadori Soreca bën të qartë se kjo reformë nuk duhet minuar, por zbatimi i kësaj reforme duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë.

"Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë"  ka shkruar Soreca në twitter.


Lajmi kryesor:

Plani i Metës dhe pezullimi i Dacit/ Shefja e ONM-së: Reforma në drejtësi s'duhet të minohet, s'ka asnjë arsye për ta vënë në pikëpyetje


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?