Soreca: Pandemia e Covid-19 solli valë lajmesh të rreme! Zero tolerancë ndaj sulmeve kundër medias

19 Nëntor 2020, 20:02| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 22:59

  • Share

Pjesë e pasojave që pandemia e COVID-19 solli me vete ishin edhe fabrikimi i shumë lajmeve të rreme dhe keqinformimit dhe për këtë ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se po dëmtohet gazetaria cilësore. Këto deklarata Soreca i bëri gjatë forumit të 6-të të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, i cili foli edhe për sulmet që u bëhen mediave dhe gazetarëve gjatë denoncimit të tyre duke thënë prerë se këto raste duhet të kenë tolerancë zero, qoftë kjo edhe në diskursin politik. Gjatë fjalës së tij, Soreca trajtoi problematikat me lirinë e shtypit shqiptar, ndërsa nxiti autoritetet shqiptare për krijimin e një mjedisi të favorshëm për lirinë e medias. Në lidhje me ndryshimet për ligjin e medias, ambasadori Soreca u shpreh se duhen reflektuar rekomandimet e Venecias.

“Në raportin e vitit 2020 për Shqipërinë të botuar muajin e kaluar, Komisioni theksoi shqetësimet e tij serioze se Shqipëria nuk ka bërë përparim në fushën e lirisë së shprehjes. Komisioni raportoi raste të dhunës policore ndaj gazetarëve në kontekstin e demonstratave. Ai bëri thirrje për tolerancë zero ndaj frikësimit, kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve dhe medias, përfshirë në diskursin politik. Këshilli nënvizoi se ndryshimi i ligjit për median në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbetet një përparësi e rëndësishme. Është koha për të ndjekur procesin e konsultimit me komunitetin e medias mbi draftin e ndryshimeve në lidhje me ligjin për median, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohet një ndikim pozitiv i paketës legjislative mbi lirinë e shprehjes", tha Soreca.

Lidhur me sulmet ndaj gazetarëve, ka reaguar më herë edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila u doli në mbrojtje duke u shprehur se "ata nuk duhet të sulmohen për shkak të detyrës". Ky reagim erdhi pas sulmeve që Presidenca bëri ndaj gazetarit të Shqiptarja.com Adriatik Doçi, pas zbulimit të tij të skandalit me dhënien e nënshtetësive nga Presidenti Ilir Meta.

Komento

Komente

  • perodes: 20/11/2020 15:42

    po ky i marumi akoma ne shqiperi qenka? ik o trap se edhe ne surrat ngjan gjysem budalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?