Kronikë

Soreca në aktivitetin e 'River CleanUp': Shqipëria si një 'ferrari' që ecën me frena dore, ndotja e mjedisit po rrezikon turizmin

17 Shtator 2021, 19:53| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 20:03

  • Share

Aksionet e ndërmarra nga të rinjtë e "River CleanUp Albania" për pastrimin e lumenjve u prezantuan në një ekspozitë fotografike në galerinë “Nikolet" të Durrësit.

Aktivitetit iu bashkua ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili vlerësoi punën e

aktivistëve, por kjo është e pamjaftueshme. Ndotja e mjedisit theksoi ambasadori po rrezikon zhvillimin e turizmit.

"Më kanë thënë se kjo iniciativë filloi me 5 vetë dhe ju tashmë jeni 500 pse të mos bëhemi 5 000 madhej 500 mijë vetë derisa Shqipëria të pastrohet. E kam pasion ngjitjen në mal dhe kam parë shumë male të Shqipërisë, kam kaluar shumë lumenj, pra kam parë të bukurën por dhe bishën. Shqipëria është si një Ferrari por që mban të ngritura frenat e dorës. Pra potenciali është i madh për zhvillimin e turizmit, por duhet të kujdesemi për mjedisin në mënyrë që të rrezikohet zhvillimi i turizmit", tha Soreca.

Qëllimi i ekspozitës është sensibilizimi i komunitetit për mënyrën se si duhet mbrojtur mjedisi dhe rreziqet që sjell ndotja e tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?