Soreca: Garantoni votën e emigrantëve! Celibashi: Dështon nëse s'ka konsensus! Opozita: Mundësitë janë

19 Tetor 2023, 16:03| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 19:06

  • Share

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, nuk e kanë ende një përgjigje nëse në do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Në konkluzionet e konferencës “Votimi nga jashtë vendit - rruga përpara”, kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se vota e diasporës po shkon drejt dështimit, nëse nuk do të arrihet në një konsensus politik.

“Pa konsensus, e kemi vënë në dështim votimin nga jashtë. Konsensusi në gjykimin tim është domosdoshmëri. Do të kemi votim nga jashtë në 2025 nëse do të kemi rregullat për ta organizuar këtë votim. si përgatitet lista, si do të duhet të kenë ata që të përshihen në listën si do të votojnë? si do të llogaritet vota e tyre dhe si do përkthehet në mandate. Këto rregulla mungojnë. pashë dallime edhe nëpërmjet vetë përfaqësuesve të Kuvendit”, tha Celibashi.  

Për Oerd Bylykbashin, mundësia teknike është, por thjesht duhet vendosur nëse do të ndërmerren të gjithë hapat për votën e diasporës.

“Zgjidhjet teknike janë, ne duhet të ndajmë mendjen, duhet ta synojmë, për 2025 apo jo? Nëse nuk bëjmë veprime konkrete nuk arrijmë gjë”, tha Bylykbashi.

Më herët ishte ambasadori i BE Luigi Soreca ai që kërkoi sot garantimin e votës së emigrantëve, pavarësisht sfidave dhe problemeve që sjell ky proces.

“Do të duhet të ofrojë garanci të konsiderueshme të integritetit zgjedhor, si psh. fshehtësinë e votës, garën e drejtë, përfaqësimin e drejtë. Kur të krijohet ky sistem i ri, ne besojmë që është i një rëndësie shumë të madhe që procesi të jetë i gjerë sa i përket konsultimit dhe të kërkohet konsensusi i të gjithë aktorëve të përfshirë”, u shpreh Soreca.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore deklaroi gjatë konferencës se është pro votimit me postë dhe se e mbështet fuqimisht votën e diasporës.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?