Soreca: BE nuk braktis rajonin, pas ndihmës vijojmë me planin ekonomik dhe investimet

29 Prill 2020, 21:07| Përditesimi: 29 Prill 2020, 21:09

  • Share

Pas prezantimi të paketës së ndihmës 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Europian për përballimin e situatës së koronavirusit, ka reaguar ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili tha se BE ka dhënë një ndihmë të pashembullt financiare dhe qasje në shumë nisma për rajonin duke mos e braktisur në këtë situatë. Ai tha se kjo mbështetje u bë publike pas takimi virtual që do të mbahen më 6 maj mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa puna do të vazhdojë përgjatë vitit me Planin Ekonomik dhe Investimet për të trajtuar ndikimin socio-ekonomik të krizës, për të modernizuar ekonomitë dhe për të mbështetur reformat.  

"Bashkimi Evropian ka përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar gjatë kësaj krize partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor pasi e ardhmja e tyre qëndron qartë në BE. Sot Komisioni Evropian paraqiti një komunikim mbi mbështetjen e tij të përgjithshme për rajonin në trajtimin e Covid-19 përpara takimit virtual të liderëve të Ballkanit Perëndimor nga gjashtë vende javën e ardhshme më 6 maj. BE-ja ka vepruar shpejt për të mbështetur rajonin në trajtimin e Covid-19, me ndihmë të pashembullt financiare dhe qasje në shumë nisma të BE-së. Por më shumë do të bëhet. Puna vazhdon në paraqitjen më vonë gjatë këtij viti të një Plani Ekonomik dhe Investimesh për të gjithë rajonin për të trajtuar ndikimin socio-ekonomik të krizës, për të modernizuar ekonomitë dhe për të mbështetur reformat. Për të sjellë më shpejt përfitime konkrete për njerëzit", shkruan Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?