Sopranoja Ermonela Jaho

Sopranoja Ermonela Jaho zgjidhet ‘Artistja e Vitit’ nga International Classical Music Awards

23 Prill 2023, 11:24| Përditesimi: 23 Prill 2023, 11:26

  • Share

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar nga International Classical Music Awards si ‘Artistja e Vitit’. Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes vitet e fundit për nivelin e lartë artistik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Jaho falënderoi jurinë ndërkombëtare ICMA, ndërsa thekson se kushdo që i kushton jetën drejt diçkaje për të cilën është i pasionuar është gjithmonë fitues.

‘Dua të falënderoj polakët për mikpritjen dhe vlerësimin e tyre. U ndjeva si në shtëpi gjatë gjithë qëndrimit tim atje. Dua të falënderoj jurinë ndërkombëtare të ICMA që më nderoi me çmimin “Artisti i Vitit 2023”. Gjithashtu dua të falënderoj fansat e mi në të gjithë botën dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Dua te falënderoj prindërit e mi për te gjitha sakrificat e tyre dhe te gjithë mësuesit dhe ekipin tim qe me ndihmojnë çdo dite te bëhem me i mire. Kushdo që e kushton jetën drejt diçkaje për të cilën është i pasionuar, nuk punon asnjë ditë në jetë dhe ata janë gjithmonë fitues. Le të punojmë të gjithë së bashku për ta lënë këtë botë një vend më të mirë sesa e gjetëm përmes artit. Ju dua të gjithëve.’- tha Jaho.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?