Foto ilustruese

Sopot/ Përplasja me armë zjarri në maj 2020, arrestohet 38-vjeçari Riza Hajdaraj i shpallur në kërkim

18 Janar 2021, 11:58| Përditesimi: 18 Janar 2021, 12:06

  • Share

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për një përplasje me armë të ndodhur në maj të 2020 është arrestuar nga policia.

Policia ka vendosur në pranga Riza Hajdarajn i cili ishte shpallur në kërkim teksa gjykata vendosi dhe masë arrest me burg disa muaj pas ngjarjes.

Mësohet se më datë 25 maj të vitit 2020, në fshatin Sopot ka pasur shkëmbime me armë zjarri mes Riza Hajdarajt dhe dy personave të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, Hajdaraj së bashku me një person tjetër me iniciale G.K. kanë qëlluar drejt një lokali ku ndodheshin dy persona të tjerë me iniciale B.Rr. dhe G.Rr.

Edhe nga ana e tyre është kundërpërgjigjur. Në ato kohë u shpallën në kërkim dy personat me iniciale G.K. dhe G.Rr. të cilët nuk janë arrestuar ende.

"Më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta" - njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?