Juventus-Roma sezonin e kaluar

Sonte supersfida Juventus-Roma, ‘zonja’ do ta mbyllë vitin -2 nga Inter! Mourinho ndez betejën

30 Dhjetor 2023, 11:57| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 11:58

  • Share

Sonte do të luhet supersfida e kësaj jave në Seria A mes Juventusit dhe Romës. ‘Zonja e vjetër’ do tentojë ta çojë në 2 diferencën e pikëve me Interin kryesues, pasi aktualisht zikaltërit janë +5 në vendin e parë. Megjithatë edhe Roma e Mourinho-s nuk e ka ndërmend të dalë pa pikë nga Torino, pasi është në luftë të ftohtë për një vend në zonën Champions.

Në prag të kësaj ndeshjes trajneri Allegri ka njoftuar lajmin e mirë se Chiesa dhe Vlahovic janë të gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa Mourinho u ndal më shumë te transferta e shumë përfolur e merkatos për Bonucci-n. Portugezi e bëri të qartë se ishin tifozët ata të cilët nuk e donin në skuadër ish-kapitenin e Juventusit, duke ndezur akoma më shumë këtë përballje.

Roma pas disa luhatjeve në fillim të sezonit është rikthyer të jetë një kockë e fortë në Seria A dhe për Juventusin sonte në orën 20:45 nuk do jetë edhe aq e lehtë për të shkuar në -2 pikë më pak se Interi kryesues.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?