Sonte nata e fundit e ‘Sunny Hill’, reperi i famshëm britanik Stormzy dhe gjithë artistët e tjerë që do performojnë në festival

28 Gusht 2022, 13:48| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 08:11

  • Share

Reperi më i pëlqyer britanik i momentit, Stormzy do të jetë sonte në natën e tretë dhe përmbyllëse të Sunny Hill Festival.

Ai ka udhëtuar enkas për festivalin e Tiranës, ndonëse fansat britanikë të 29-vjeçarit prisnin që ai të shfaqej në Leeds Festival i cili po zhvillohet në Bramham Park.

Veç reperit të famshëm mbrëmja e sotme thuajse e dedikuar repit, do të presë në skenën e Sunny Hill në Liqenin e Tiranës emrat më të njohur shqiptarë si: Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozik & Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli.

Po ashtu të tjerë artistë të sukesshëm si Nika Paris, Vegas Jones, Room9, Barny Fletcher, dhe DJ si Alban Chela, Adrian pritet të ndezin sonte në mbrëmje atmosferën në Sunny Hill Tirana.

Ora 21:45
Vëllezërit Veshaj zbulojnë surprizën në skenën e ‘Sunny Hill’ (VIDEO)

Ky festival i Sunny Hill ka ardhur me shumë surpriza.

Një prej tyre ka qenë edhe performance e vëllezërve Veshaj, me këngën e tyre të re. Ato e kanë kënduar sot në skenën e Sunny Hill.

Kënga do të lancohet në ditën e tyre të ditëlindjes, pas 4 ditësh.

Ora 15:05
Stormzy sot në Tiranë, artisti që ishte ‘headliner’ edhe në festivalin më të madh në botë

Reperi më i pëlqyer britanik i momentit, Stormzy do të jetë sonte në natën e tretë dhe përmbyllëse të Sunny Hill Festival. Në vitin 2019, Stormzy ishte artisti kryesor në Glastonbury Festival, i cili është edhe zyrtarisht festivali më i madh në botë, meqë audienca e këtij festivali mbledh mbi 200,000 njerëz në ditë.

Disa prej çmimeve të fituara nga Stormzy përfshijnë Brit Awards, BBC Aëards, Global Awards, MTV Europe Music Awards, Mercury Prize, AIM Independent Music Awards e shumë çmime tjera të rëndësishme në industrinë e muzikës dhe zhanrit të cilin ai e bën. Ardhja e tij në edicionin e parë të Sunny Hill Festival mund të konsiderohet një arritje e jashtëzakonshme për festivalin, marrë parasysh madhësinë e Stromzy në industry.

Veç reperit të famshëm mbrëmja e sotme thuajse e dedikuar repit, do të presë në skenën e Sunny Hill në Liqenin e Tiranës emrat më të njohur shqiptarë si: Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozik & Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?