Sonte Lazio përballë 'titanëve' të Bayern, Sarri: Fitorja është çështje psiokologjike! Sociedad për ti bërë keq Paris SG në Francë

14 Shkurt, 12:57| Përditesimi: 14 Shkurt, 13:03

  • Share

Lazio e pafat nga shorti do presë sonte në Olimpico favoritët e Bayern Munchen për të diskutuar 1/8 e Champions League. Skuadrës së Sarrit i duhet një mrekulli për të kaluar gjermanët, ndërsa në të njëjtën kohë kërkojnë edhe një hakmarrje për 2021, teksa në të njëjtin raund Bayern ia dilte të kualifikohej me rezultatin e përgjithshëm 6-2. Megjithatë pas 3 viteve jo pak gjëra kanë ndryshuar, me trajneri Sarri i cili para ndeshjes ka deklaruar se për të besuarit e tij problem do jetë më shumë psikologjik. Ai ka thënë se fillimisht ‘duhet të besojnë që Bayern-i është një skuadër e kalueshme pastaj të mendojnë për fushën e gjelbër’.

Italianët do zbresin nga minuta e parë me treshen sulmuese Isaksen, Imobile dhe Anderson, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe Elseid Hysaj do jetë titullar. Nga ana tjetër gjermanët vijnë pas një disfate të hidhur në kampionat ndaj Leverkusen dhe sonte në orën 21:00 do përpiqen të reagojnë fort. Trajneri Tuchel ka vlerësuar shumë homologun e tij Sarri, duke shtuar se bën një futboll të shkëlqyer me një mbrojtje të fortë. Sakaq gjermani saktësoi  që sonte do ketë disa ndryshime në formacion.

Ndërkohë po në orën 21:00, por në Francë, Paris SG do përballet me Real Sociedad, një skuadër që u kualifikua e para në grup me Interin dhe bën një futboll shumë agresiv. Megjithatë francezët e Luis Enrikes, me lojtarë si Mbappe, Muani dhe Asensio janë favoritë për të kaluar këtë raund pavarësisht 5 mungesave. Sakaq te spanjollët ndër të tjera në pikëpyetje është Odriozola, ndërsa dy skuadrat nuk janë ndeshur kurrë më para.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?