Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, 10 shtete do të kualifikohen në finalen e madhe! E ftuar speciale Rita Ora

9 Maj 2023, 15:02| Përditesimi: 9 Maj 2023, 20:09

  • Share

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpooli. Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset edhe fituesi.

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey të shtunën më 13 maj, ndërsa gjysmëfinalet të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj.

Kjo mbrëmje plot emocione do të hapet nga prezantuesja Julia Sanina, ndërsa do të performojë disa nga hitet e saj më të mëdha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Këngëtarja ukrainase Alyosha, e cila përfaqësoi Ukrainën në Eurovision Song Contest 2010, do të performojë së bashku me këngëtaren dhe kantautoren e mirënjohur Rebecca Ferguson nga Liverpool.

Lista e vendeve që do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale:

1.Norvegji – Alessandra – Queen of Kings

2.Malta – The Busker – Dance (Our Own Party)

3.Serbia – Luke Black – Samo Mi Se Spava

4.Letonia – Sudden Lights – Aijā

5.Portugalia – Mimicat – Ai Coração

6.Irlandë – Wild Youth – We Are One

7.Kroacia – Let 3 – Mama ŠČ!

8.Zvicra – Remo Forrer – Watergun

9.Izrael – Noa Kirel – Unicorn

10.Moldavia – Pasha Parfeni – Soarele şi Luna

11.Šuedia – Loreen – Tattoo

12,Azerbaxhani – TuralTuranX – Tell Me More

13.Çekia – Vesna – My Sister’s Crown

14.Holanda – Mia Nicolai & Dion Cooper – Burning Daylight

15.Finlanda– Käärijä – Cha Cha Cha

Sipas listës përfundimtare të parashikuar të fituesve, vendi i parë dhe më i mundshmi për të fituar është Suedia me përfaqësuesen e saj Loreen me këngën ‘Tattoo’

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa: 09/05/2023 18:08

    Sipas meje, ne kena me Zan vendin e fundit ! Sepse me at nivel qe kena ne ne muzike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?