Sport

Sonte El Clasico/ Luhet një copëz titulli, Zidan: Shpresoj mos të jetë ndeshja e fundit për Messi-n

10 Prill 2021, 12:26| Përditesimi: 10 Prill 2021, 15:13

  • Share

Edhe pse përballë nuk janë më Messi dhe Ronaldo bota e futbollit do të mbajë sonte frymën pasi Real Madrid do sfidojë Barcelonën, në atë që njihet ndryshe si El Clasicco, që luhet për llogari të javës 30 të kampionatit.

Ndeshja premton spektakët në një kohë kur skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në renditje, me Barcelonën që renditet e dytë në ndjekje të Atletico-s, ndërsa Real Madrid renditet në vendin e tretë.

Lojtarët për t’u parë me kujdes janë Benzema, që shënon prej 7 ndeshjesh radhazi, ndërsa te Barcelona padiskutim Lionel Messi, i cili në 16 ndeshjet e 2021 ka shënuar 13 herë. Aq më tepër ai është një ekspert i kësaj ndeshje, pasi ka relizuar 27 herë, ndërsa ka dhuruar edhe 14 asist.

Lajmi i keq është se kjo mund të jetë ndeshja e fundit El Clasico për Messi-in, të cilit në qershor i skadon kontrata me Barcelonën. Sonte nuk do ketë mundësinë as të përballet me kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, i cili është i dëmtuar.

Në prag të takimit trajneri i Real Madrid ka folur për Messi-n, duke thënë se shpreson që të qëndrojë te Barcelona edhe për vite të tjera. Sakaq Zidan ka shtuar se ‘Barca është një ekip i shumë fuqishëm dhe ‘galaktikët’ duhet të përpiqen të zotërojnë topin’.

Ndërkohë në krahun tjetër trajneri i Barcelonës Koeman ka deklaruar se ‘Real Madrid është një ekip me lojtarë tejet cilësore’, ndërsa e ka cilësuar sfidën si ‘ndryshe nga të tjerat’.

Kush nga ekipet do të fitojë sonte në orën 21:00 do të cilësohet edhe si skuadra anti Atletico Madrid për titullin edhe pse diferenca e pikëve e lë të hapur kampionatin deri në fund.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?