Dosja K/ Historia e çiftit Ramazan e Dilfiros Velit, nga jeta mondane në kënetën e Bedenit

17 Tetor 2023, 20:29| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 20:45

  • Share

Fundi i viteve ’30 ishte si një përrallë në shtëpinë e Ramazan Velit.  Djaloshi i pashëm që kishte studiuar Ekonomi në Universitetin e Liezhit në Belgjikë dhe kishte ngritur në majat më të larta suksesin e firmës tregtare “Vëllazën Veli", e themeluar nga i ati Ali Veli, tashmë po shijonte veç suksesit profesional edhe ditët më të bukura me bashkëshorten e tij Dilfiros dhe fëmijët, që kishin nisur të vinin njëri pas tjetrit në familjen e tyre.

Çifti kishin jetuar vite të paharrueshme që prej fejesës së tyre. Udhëtimet në qytetet më të bukura të Europës, jeta mondane, muaji i mjaltit, dhe ditët e paharruara në hotelet rrezëllitëse si "Ritz" në Londër e Paris apo "Quirinale" në Romë…. Verat e pararrueshme në vilën  e plazhit të Durrësit, koncertet, filmat, librat e pafund që lexonin, mbrëmjet me shoqërinë e tyre në Durrës… gjithçka do të kalonte  si skenat  e një filmit të bukur që s'te lë kohë as të reflektosh.  Çfarë vjen pas lumturisë? A do të jetë jeta gjithmonë kaq e bukur?

Dilfiros, një nga vajzat më të bukura në  Durrësin e atyre viteve, nuk e dinte se çfarë e priste disa vite më vonë. Nga kjo tablo e bukur e plot shkëlqim e jetës së tyre në vitet '30 e deri në mesin e viteve '40, do të mbetej fare pak, vetëm kujtimet dhe vlerat e përftuara nga ajo jetë e kultivuar, vlera që do i vyenin shumë gjatë ditëve të vështira që i prisnin atë vetë, bashkëshortin Ramazanin, fëmijët dhe gjithë të afërmit e tyre…

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?