Sonte Champions League pas 2 muajsh, në fushë Real Madridi dhe Man.City! Guardiola: Dua ta fitoj sërish këtë trofe

13 Shkurt, 12:23| Përditesimi: 13 Shkurt, 12:35

  • Share

Champions League rikthehet sonte në orën 21:00, duke nisur fazën e parë me eliminim direkt pothuajse 2 muaj pas mbarimit të fazës së grupeve.

Menjëherë në fushë zbret Reali i Madridit. 14 herë fituesit e këtij trofeu luajnë përballjen e parë të 1/8 në transfertën gjermane kundër Leipzig, ndërsa kanë të padisponueshëm yllin Jude Bellingham, i cili këtë sezon ka realizuar 20 gola dhe ka dhënë 8 asiste.

Në vend të tij në 11-tëshen e parë do të jetë Brahim Diaz, ndërsa para ndeshjes trajneri Carlo Ancelotti i është shmangur pyetjes nëse do ishte i kënaqur me barazim në Gjermani, teksa ka shtuar se ky Real Madrid është shumë konkurrues, solid dhe i motivuar.

Edhe pse favoritët absolut Reali nuk do ta ketë të lehtë, pasi Leipzig është një skuadër me potencial për ti bërë keq gjithkujt. Lojtarët të cilët spanjollët duhet të monitorojnë me kujdes janë sulmuesi Openda, anësorët Dani Olmo dhe Elmas, por pa harruar edhe mesfushorin e talentuar Xavi Simons.

Sakaq po sonte në orën 21:00 në fushë zbret edhe Manchester City kampion në fuqi, teksa do jetë i impenjuar në transfertën e Danimarkës kundër Copenhagen. Ekipi i drejtuar nga Guardiola shihet si super favorit për ta kaluar fazën e 1/8, teksa sonte nuk ka asnjë mungesë dhe të gjithë do jetë në dispozicion. Ashtu si Reali edhe Manchester City janë favoritët për ti shkuar deri në fund Champions League dhe këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri spanjoll.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?