Foto ilustruese

Sonila Bejtja merr 'Ok' nga KED për t'u bërë anëtare në Gjykatën Kushtetuese, zë vendin e Besnik Muçit

9 Tetor 2020, 21:00| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 21:12

  • Share

KED ka kualifikuar Sonila Bejten, për t’u bërë anëtare në Gjykatën Kushtetuese.

Bejtja do të zërë vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta, pas largimit të Besnik Muçit, si pasojë e vettingut.

Sonila Bejtja, bashkëshortja e gazetarit Andi Bejtja, është një prej kandidateve që ka marrë ditën jeshile, ndërsa një tjetër kandidat jo.

Pas 11 orësh mbledhje KED më datë 6 ka marrë vendimin të ndalojë kandidimin e 4 kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ato janë: 1. Sergjio Mazreku, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2. Sinan Tafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

3. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

4. Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Nga 10 kandidate, deri tani kemi vetëm 2 të kualifikuar, të cilët janë Sokol Binaj dhe Sonila Bejtja.

Komento

Komente

  • Taras Bulba: 10/10/2020 00:00

    Do te jete nje gabim i madhe ne qoftese pranon te ulet per debat me Ilir hajdutin ,si dhe perbslle nje pijaneci i katandisur si mos me keq ,Baba Xhike para se te dilje te Fevziu te ishe takuar njehere me Dash Shehin te tregonte se si duhej te silleshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?