Ulet besimi te qeveria, opozita e Avokati i Popullit (SONDAZHI)

12 Maj 2020, 14:38| Përditesimi: 12 Maj 2020, 18:18

  • Share

TIRANË- Ndër të gjitha institucionet në vend, shqiptarët kanë më shumë besim tek ato fetare dhe në rend zbritës në vendin e dytë janë forcat e armatosura, policia e shtetit, institucionet arsimore dhe së fundmi sistemi shëndetësor. Ky rankim është bërë pas një sondazhi ‘Besimi në Qeverisje 2019, të realizuar me një kampion prej 2500 personash. Ai u krye nga UNDP dhe Institut për Demokraci dhe Median përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2019 duke konkluduar se niveli i besimit në gjyqësor (prokuroria dhe gjykatat) është rritur përgjatë viteve të fundit, edhe pse këto institucione perceptohen si më pak të besuara.

Gjetjet e sondazhit të vitit 2019 tregojnë se institucionet që gëzojnë besimin më të madh janë institucionet fetare (65.6%), ndjekur nga forcat e armatosura (59.4%), Policia e Shtetit (54.6%), institucionet arsimore (57.3%) dhe sistemi shëndetësor (51.4%).

Sondazhi tregon një rënie të perceptimit qytetar ndaj praktikave të transparencës dhe llogaridhënies në nivel qendror ashtu edhe vendor. Konkretisht, përgjatë viteve 2016 dhe 2019, rënia e perceptimit mbi transparencën është me 6 pikë përqindje për qeverisjen qendrore (33% në 2019) dhe me 7 pikë përqindje për qeverisjen vendore (36% në 2019) .

Të Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbetur institucioni me vlerësimin më të lartë lidhur me efikasitetin e kërkesës së llogarisë ndaj qeverisë. Posaçërisht në dy vitet e fundit, ky vlerësim ka qëndruar afërsisht i njëjtë për Median, Parlamentin dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, të ndjekura nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sindikatat dhe bizneset.

Ndërsa roli në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë nga Avokati i Popullit dhe partitë e opozitës ka pësuar rënie përgjatë viteve 2016 - 2019.  Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët (87.5%) dhe korrupsionin e nivelit të lartë (85.2%) si fenomene të përhapura ose shumë të përhapura në shoqërinë shqiptare.

Në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike në përgjithësi, si të shërbimeve parësore (si shëndetësia, arsimimi, furnizimi me ujë, pastrimi, etj.) dhe të atyre administrative (në fushën e pronës, sigurimit shoqëror, për biznesin, etj.), mesatarisht, më pak se gjysma e konsiderojnë situatën si të kënaqshme.

Në aspektin e përfshirjes gjinore, shumica e qytetarëve (76.5%) thonë se gratë janë po aq ta afta sa edhe burrat për të mbajtur poste publike. Të dhënat tregojnë se 6 nga 10 shqiptarë mendojnë se rritja e numrit të grave në këshillat bashkiakë ka një ndikim pozitiv në qeverisjen vendore.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 12/05/2020 15:30

    Opordhita ka shkuar ne te semes.

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/05/2020 15:27

    Të pshurrsha fene!

    Përgjigju
    • Lui: 13/05/2020 00:07

      Hera e pare qe jam dakord me ty

    • Djsk: 12/05/2020 17:43

      Te pshurshim ty te varri jot sa me shpejt..ta pshurrshin krejt mehalla varrin ty..

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?