Sondazhi në Serbi: 46% besojnë se Kosova nuk është e humbur

23 Korrik 2020, 14:18| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 14:21

  • Share

'46 përqind e qytetarëve serbë mendojnë se Kosova nuk është e humbur, 42% prej tyre mendojnë se është, ndërsa 12 përqind janë të pavendosur'

Këto janë rezultatet e një hulumtimi të fundit të kryer nga Instituti për Çështjet Europiane, sipas gazetës serbe ‘Tanjug’.

Po sipas të përditshmes serbe, studim i kryer nga Instituti në bashkëpunim me firmën kërkimore Ninamedia zbuloi se nëse nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, shumica e të anketuarve do të votonin kundër - 66 përqind, nëntë përqind do të votonin për, 14 përqind nuk do të votonin dhe 11 përqind nuk do dinë si të votojnë.

Sondazhi vjen në një kohë kur Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë sot në Bruksel bisedimet në nivelin e ekspertëve, gjatë të cilave do të diskutohen çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik.

Bisedimet që rifilluan javën e kaluar, pas 20 muaj pezullimi, sipas autoriteteve në Prishtinë synojnë arritjen e një marrëveshje normalizimi dhe njohje të ndërsjellë me Serbinë, por zyrtarë të kësaj të fundit kanë hedhur poshtë çdo mundësi për një marrëveshje për njohje. 

Komento

Komente

  • Sokrat: 24/07/2020 01:57

    E kush i beson saktesin e ketyre sondazheve? Jam i mendimit se gjenerate e re ne serbi do te shikoj drejt te ardhmes dhe e ka pranuar qe kosova sesht me pjese e serbise. Sondazhe te tilla fabrikohen per te ndjell nacionaliteti mbi popull. Sduhet marr seriozisht

    Përgjigju
  • Tony: 23/07/2020 14:32

    Fatkeqesi. Nje popull qe ka shkaktuar kaq shume lufte dhe gjakderdhje ne Ballkan akoma nuk e kupton qe te kerkosh falje eshte dinjitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?