Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, që shkaktoi 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur, duket se është një çështje e ndjeshme ende për qytetarët shqiptarë.
Të pyetur në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja, se cila çështje që ka hetuar SPAK gjatë vitit 2023 ju duket më e rëndësishme, 30.7% e të anketuarve janë përgjigjur ‘Çështja Gërdeci’.
27.5% e të anketuarve mendojnë se çështja më e rëndësishme që ka hetuar SPAK është 21 Janari, ku 4 protestues u vranë nga plumbat e gardës në Bulevard, teksa protestonin, gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berisha.
Për hetimin për inceneratorët mendojnë 17.1% e të anketuarve. 14.5% e të pyeturve thonë se çështja më e rëndësishme që ka hetuar SPAK është afera në privatizimin e Klubit Partizani, ku në hetim janë marrë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi
Ndërkohë 6.1% mendojnë se është çështja për tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë 6.1% e 4% thonë se është çështja CEZ-DIA.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje
M.Q./ReportTv.al